e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

LIVE nga stadiumi Zeqir Ymeri, Kukësi-Skënderbeu 0-0

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
LIVE nga stadiumi Zeqir Ymeri, Kukësi-Skënderbeu 0-0

Kukësi sfidon Skënderbeun sot në "Zeqir Ymeri", në një ndeshje që pritet të ketë jo pak ndikim në ecurinë e dy klubeve në këtë fundkampionati.kukNë ndryshim nga sezonet e kaluara, këtë herë skuadrat nuk vijnë me të njëjtat synime. Vetëm korçarët luftojnë për titull, ndërsa verilindorët duan të sigurojnë vendin e tretë, për të qenë pjesëmarrës në Kupat e Europës.

Për Skënderbeun kjo është transferta më delikate e fazës së katërt sa i përket synimit titull. Përballë ka skuadrën më në formë të kampionatit, që në 7 ndeshjet e fundit ka marrë gjashtë fitore dhe një barazim.

LIVE' Kukësi-Skënderbeu ora 16:00
Formacionet:
Kukësi: Koliqi, Mici, Malota, Shameti, Hallaçi, Musolli, Hasani, Karioka, Flores, Emini, Dvornekoviç; Trajner: Klodian Duro.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Arapi, Lilaj, Orelesi, Eskuerdinja Latifi, Progni, Xhejms; Trajner: Mirel Josa.
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ermal Barushi, Astrit Mahmuti, Emigers Gançi; Pas porte: Bardhyl Pashaj, Adrian Beqiri.