e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kategoria e Parë/ Fierakët nuk dorëzohen, besojnë te Superiorja

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kategoria e Parë/ Fierakët nuk dorëzohen, besojnë te Superiorja

apolonia luftetariApolonia u ka dhënë dje fund përgatitjeve për ndeshjen që do të luajë ndaj Dinamos në shtëpi. Fierakët janë koshientë për faktin që nuk duhet të bëjnë asnjë hap fals, pas barazimit të arritur të mesjavë.

Aktualisht, skuadra e drejtuar nga Artan Mërgjyshi është katër pikë larg Luftëtarit kryesues, megjithatë lojtarët nuk duken të dorëzuar sa i takon objektivit për të qenë në krye të tabelës. Ja ndeshjet që luhen sot:

Java e 21-të

Grupi B

Elbasani-Turbina 16:00
Luftëtari-Butrinti 16:00
Apolonia-Dinamo 16:00
Pogradeci-Shkumbini 16:00
Lushnja-Sopoti 16:00