LIVE nga stadiumi Qemal Stafa, Partizani-Laçi 0-0
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani dhe Laçi përballen sot mes tyre në 'Qemal Stafa", takim i vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e parë e luajtur në Laç ka përfunduar me shifrat 2-0 për kurbinasit dhe të kuqtë sot do synojnë përmbysjen e madhe. Nga ana tjetër, ekipi i Nicës do mundohet të administrojë rezultatin e ndeshjes së parë.
MINUTAT:
Mbyllet pjesa e parë 0-0
38´ Top i gjatë drejt zonës për Sukajn, sulmuesi tenton goditjen, por nuk kordinohet si duhet.
34´ Kërcënues sërish Partizani, Felipe provon me të majtën nga jashtë zonës, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.
31´ Vila kroson drejt zonës nga e djathta, Sukaj godet me kokë, por topi përfundon jashtë.
29´ Pranë golit Partizani. Sukaj godet në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga distanca me të majtën, por i mrekullueshëm ka qenë edhe reagimi i Selmanit që e devijon topin duke mos e lejuar të shkojë në rrjetë.
27´ Batha provon goditjen nga jashtë zone, por i gjetur në pozicion, pret mjaft mirë Selmani
21´ Ndeshje e vakët dhe pa emocion deri në këto minuta, ekipet vetëm sa qarkullojnë topin dhe qëndrojnë shum larg portave respektive.
17´ Vazhdon të mos ketë raste për asnjërin nga ekipet. Partizani duket më kërkues, por Laçi bllokon mjaft mirë çdo aksion dhe del rrezikshëm në sulm.
10´ Minuta të qeta dhe pa raste, topi luhet në mesfushë.
06´ Top i gjatë drejt zonës së Partizanit, Sheta përpiqet ta shtyjë drejt rrjetës, por nuk arrin dhe kontrollon Alban Hoxha.
05´ Mundësi për Partizanin, krosim drejt zonës nga krahu i djathtë, Bardhi ul me kokë për Vilin i cili gjuan menjëherë, por pret mjaft mirë Selmani.
03´ Goditje kendi për Partizanin, provon Batha me kokë, topi mbetet në zonë, por largojnë mbrojtësit e laçit.
01´ Ka nisur takimi me topin e parë të luajtur nga kurbinasit.
LIVE' Partizani - Laçi 0-0
Formacionet
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Krasniqi, Kalari, Batha, Felipe, Bardhi, Vila, Torasa, Sukaj Trajner: Andrea Agostineli.
Laçi: Selmani, Souza, Sheta, Buljan, Sefgjini, Gocaj, Veliaj, Dosti, Musaj, Nimani, Cetkoviç Trajner: Stavri Nica.