Kosova fiton ndaj Shqipërisë në përvjetorin e Pavarësisë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra është mundur me rezultatin 3-1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në mesditë në "Elbasan Arena".
Fitorja e Kombëtares kosovare vjen në një ditë historike, si ajo e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në minutën e 17´, skuadra kosovare ka shënuar golin e parë të ndeshjes. Autorja e golit ishte Kryeziu që krijoi avantazhin e përkohshëm për kombëtaren e Kosovës.
Përpjekjet e vajzave të Altin Rrakllit, konkretizojnë golin e barazimit në minutën e 30-të me anë të Behlulit. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes. Në pjesën e dytë të ndeshjes, ekipi përfaqësues i Kosovës shënon në minutën e 70-të të ndeshjes me anë të Anjeza Rexhës.
E njëjta futbolliste, bëhet protagoniste e takimit, pasi shënon përsëri në minutën e 82-të të ndeshjes. Pas këtij goli, pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, rezultati i takimit nuk ndryshoi dhe u fiksua në shifrat 1-3, për skuadrën kosovare.