e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

LIVE nga stadiumi Qemal Stafa, PARTIZANI-TIRANA 0-0

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
LIVE nga stadiumi Qemal Stafa, PARTIZANI-TIRANA 0-0

Derbi i kryeqytetit gjithnjë është etiketuar si vitrina e futbollit shqiptar, kryesisht për atmosferën që krijojnë të dyja tifozëritë në shkallët e stadiumit.partizani - tiranaIncidentet dhe përplasjet e fundit që kanë ndodhur mes dy tifozërive i kanë detyruar drejtuesit e të dy klubeve që t'u bëjnë apel mbështetësve të tyre që të ruajnë qetësinë, duke treguar maturi e kulturë dhe derbi i kryeqytetit të shikohet si ditë feste.

MINUTAT:

Untitled-4

PARTIZANI-TIRANA ora 18:00
Formacionet zyrtare
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Krasniqi, Kalari, Trashi, Batha, Filipe, Vila, Torasa, Sukaj Trajner: Andrea Agostineli
Tirana: Ed. Bakaj, Smajli, Teqja, Karan, Hoxhallari, Kërçiku, Karabeci, Malaj, Lika, Muzaka, Fukui Trajner: Ilir Daja
Gjyqtarë: Lorenc Jemini, Ermal Barushi Denis Rexha. Pas portave: Remzi Sadiku Klajdi Kola. I katërt: Dojando Myftari

Ora 16:50
Tifozët e të dyja ekipeve kanë filluar të mbushin shkallët e stadiumit
maaaa

Ora 16:40
Klubi i Tiranës është gati për startin e takimit. Faqja zyrtare poston foto nga dhomat e zhveshjes ku duken gati uniformat e futbollistëve bardheblu
tirana

Ora 16:00
Tifozët e Partizanit nisin marshimin drejt stadiumit.

Ora 15:00
Policia ka njoftuar se ka bllokuar:
* Rrugën "Dritan Hoxha" nga Pallati i Sportit "Asllan Rusi"- Sheshi "Karl Topia" - Rruga "Muhamet Gjollesha", deri në kryqëzim me rrugën "Myslym Shyri".
* Rruga "Myslym Shyri" deri në kryqëzim me rrugën "Sami Frashëri"- Rruga "Sami Frashëri" deri në kryqëzim me Sheshin "Wilson"
* Rruga "Abdul Frashëri" - rruga "Ibrahim Rugova" mbas Presidencës.
* Rruga e "Durrësit" në kryqëzim me Sheshin "Skënderbej" - Sheshi "Skënderbej" - rruga "28 Nëntori" - rruga " Giorg W. Bush" - Ura e rrugës së "Elbasanit" - Bulevardi "Bajram Curri" deri në Kryqëzim me rrugën "Papa Gjon Pali i II" - rruga "Papa Gjon Pali i II" deri te stadiumit kombëtar "Qemal Stafa".

Ora 13:45
Tifozët e Partizanit kanë bërë provokimin e parë karshi tifozëve të Tiranës. Ata janë futur në tribunën ku do të qëndrojnë tifozët e Tiranës dhe kanë shkruar: "Gay Sector" dhe disa emërime të tjera ofenduese duke e ndezur edhe më shumë atmosferën.
sector

Ora 13:00
Tiforupi i Partizanit, "Ultras Guerrils" ka nisur që në mesditë të mendojë për spektakëlin që do të dhurojë sot në shkallët e stadiumit. Ata kanë postuar një foto nxitëse në faqen e tyre në "Facebook" ku duan të tregojnë se janë ata që "komandojnë" kryeqytetin. Në foto shihet flamuri i Partizanit që valvitet në kalatë e kryeqytetit dhe sipër fotos është mbishkrimi: MBRO QYTETIN - FITO BETEJËN !
pa

Ora 12:00
Tifozët e Tiranës dhe grupimi i famshëm "Tirona Fanatics" e kanë nisur ditën me njoftimin drejtuar fansave bardheblu duke i ftuar ata që të bashkohen me grupin në orën 15:00 për t'u grumbulluar sa më shumë dhe për të vazhduar më pas marshimin drejt stadiumit.
fa