Kombëtarja e femrave e pëson sërish, mundet edhe nga Ukraina
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra vazhdon të mos shijojë ende pikën e parë në grupin 3 i vlefshëm për kualifikueset e kampionatit europian.
Ekipi i drejtuar nga Altin Raklli është mundur sot në "Elbasan Arena" nga homologet e Ukrainës me rezultatin 0-4. Golat u shënuan nga dy në secilën pjesë.
Me humbjen e sotme, Shqipëria vazhdon të mbetet e fundit me 0 pikë, ndërkohë që grupin e kryeson Franca me 12 pikë e ndjekur nga Rumania me 7 dhe Greqia me 6. Pas tyre vjen Ukraina me 4 dhe ne e mbyllim të fundit me 0 pikë.