e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

LIVE Skënderbeu-Vllaznia 0-0 dhe Tirana-Flamurtari 0-1

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
LIVE Skënderbeu-Vllaznia 0-0 dhe Tirana-Flamurtari 0-1

Tirana e "gjymtuar" para Kupës së Shqipërisë. Përtej rezultatit që kanë në favor (pasi në Vlorë fituan 0-1, me gol të Argjend Malajt), kualifikimi komplikohet ndjeshëm prej situatës në infermieri. Ilir Daja duhet t'i bëjë llogaritë kundër Flamurtarit me 5 mungesa në total.skenderbeuVeç mungesës së madhe të Gentian Muçës (i cili sot merr rrugën drejt Austrisë), listës së të padisponueshmëve u shtohen edhe lojtarë si: Elis Bakaj, Argjend Malaj, Ervin Bulku e Erjon Vucaj.

Ndërkohë në Korçë Skënderbeu pret Vllazninë në ndeshjen e kthimit. Rezultati i takimit të kaluar ishte 0-0 dhe sot korçarët zynojnë fitoren për të sguruar kualifikimin. Nga ana tjetër Vllaznia do përpiqet të bëjë surprizën. Ndeshja luhet pa tifozë.

Kupa e Shqipërisë

Faza çerekfinale/ E mërkurë, 17 shkurt

LIVE' Skënderbeu - Vllaznia 0-0 (Ndeshja e parë 0-0)
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Lulaj, Arapi, Abazi, Progni, Eskuerdinja, Lilaj, Nafiu, Xhejms, Renatinjo Trajner: Mirel Josa
Vllaznia: Dragojeviç, Pjeshka, Cicmil, Vrapi, Marku, Sefa, Tafili, Krymi, Bardulla, Çinari, Kalaja Trajner: Armando Cungu

MINUTAT:
23´
Nafiu depërton bukur nga krahu i majtë, futet brenda zonës, por ndërhyn në momentin e fundit Pjeshka dhe largon rrezikun.
16´
Shpërdoron Xhejms, nigeriani i vetëm me portën bosh nuk e shtyn dot topin në rrjetë.
10´
Progni provon me një goditje dënimi nga një distancë e afërt, port topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.

LIVE' Tirana - Flamurtari 0-1
Golat: Telushi 16´ (Ndeshja e parë 1-0 për Tiranën)

Tirana: Bakaj, Smajli, Karan, Teqja, Hoxhallari, Lika, Karabeci, Gërçaliu, Fukui, Kërçiku, Hugo Trajner: Ilir Daja
Flamurtari: Lika, Krasniqi, Lakoste, Pashaj, Idrizaj, Nikolini, Telushi, Hoxha, Lushtaku, Da Silva, Alvesh Trajner: Zekirja Ramadani

MINUTAT:
16´ GOOOL FLAMURTARI, shënon Telushi. Sulmuesi lëshon një të djathtë nga kufijtë e zonës e cila pasi devijohet nga një mbrojtës, përfundon rrjetë.
11´ Pranë golit Tirama, Fukui bën spektakël në krahun e majtë dhe i afrohet zonës, gjuan, por devijon portieri Lika dhe më pas largojnë mbrojtësit.
08´ Almeida merr një pasim dhe avancon përpara, provon goditjen nga jashtë zone, por kontrollon gjithçka Lika.