LIVE Kukësi Teuta 1-0, Shameti kalon në avantazh vendasit (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kupa e Shqipërsë
Faza çerekfinale
Kukësi - Teuta 1-0
Golat: Shameti 34´
Formacionet zyrtare
Kukësi: Koçi, Hallaçi, Malota, Shameti, Mici, Flores, Hasani, Musolli, Biringueta, Dvornekoviç, Emini
Trajner: Klodian Duro
Teuta: Moçka, Lukiç, Shkalla, Hoxha, Kotobelli, Musta, Hila, Lena, Dita, Lamçë, Bernardo
Trajner: Gugash Magani
Goli i Shametit Kukësi 1-0 Teuta
Posted by Panorama Sport on Wednesday, 17 February 2016
Pjesa e parë- Kukësi e nis mirë, optimist dhe luftarak, krijon aksione dhe arrin të finazliojë brenda 34 minutave. Të besuarit e Duros e shfrytëzojnë mjaft mirë një goditje këndi të cilën e konvertojnë në gol falë kërcimit përfekt të Ylli Shametit, që gjuan me kokë duke çuar topin në rrjetë. Gol i cili rriti adrenalinën dhe agresivitetin në fushën e lojës nga vendasit që vihen në kërkim të rrjetës së dytë. Por, pavarësisht tentativave të verilindorëve, 45 minutat e para mbyllen në rezultatin 1-0.
Minutat
68´ Goditje dënimi për Kukësin, e ekzekuton Biringueta, topi përfundon në duart e gardianit të durrsakëve.
64´ Hila shkakton faull ndaj Eminit, ndëshkohet me karton të verdhë.
63´ Aksion i Kukësit, Hasani rrëzonet brenda zonës, lojtari proteston, por gjyqtari lejon vazhdimin e lojës.
60´ Mici ndëshkohet me të verdhë.
57´ Teuta rikthehet më agresive në pjesën e dytë, kërkon të depërtojë në zonën e vendasve për të gjetur golin e barazimit por mbyllin mirë mbrojtësit kuksjanë.
54´ Goditje dënimi për Kukësin, e ekzekuton Mici, topi përfundon në duart e portieri Moçka.
52´ Lamçe ndëshkohet me të verdhë.
50´ Kros nga e djathta për Flores në zonë, braziliani provon me kokë por pret Moçka.
48´ Kundërsulm i Teutës me Lenën, mesfushori gjuan drejt portës por asnjë rrezik për Koçin.
Starton pjesa e dytë
45'+1´ Ka një prekje të topit me dorë në zonën e durrsakëve nga njëri prej lojtarëve të Teutës, protestojnë vendasit por gjyqtari mbyll fraksionin e parë.
Akordohet një minutë shtesë
42´ Teuta provon me Xhonatan nga distanca por jashtë kuadratit.
40´ Malota shkakton faull ndaj Eri Lamçes, futbollisti mbetet i shtrirë në fushë, gjyqtari ndalon lojën që lojtari të marrë ndihmën mjekësore.
36´ Kuksjanët marrin zemër pas realizimit dhe vihen në kërkim të golit të dytë duke ndërtuar aksione të tjera për të gjetur rrjetën.
34´ GOOL! Shënon Shameti. Goditje këndi për vendasit. E ekzekuton Birungueta, topi përfundon në zonë, mbrojtësi Shameti kërcen dhe gjuan topin me kokë duke e çuar në rrjetë.
30´ Kros nga e majta për Eminin në zonë, por largon Shkalla.
27´ Rritet agresiviteti në lojë,lojtarët luftojnë për topin, ndërsa nuk mungojnë dhe përplasjet fizike.
23´ Kundërsulm i Teutës, durrsakët tentojnë të shfrytëzojnë nga rivëniet anësore afër zonës së vendsave por mbyllin mirë kuksjanët.
19´ Aksion i Kukësit në zonën e tetutës, gabim i vendosjes së mbrojtësëve të Teutës, por nuk arrin të përfitojë Dvornekoviç.
15´ Kuksjanët luajnë në zonën e Teutës, ndërsa tentojnë të gjejnë rrugën e rrjetës po nuk arrijnë të depërtojnë.
10´ Loja përqëndrohet në mesfushë, skuadra e Kukësit tregohet më kërkuese.
05´ Vendasit e nisin mirë qarkullojnë topin dhe provojnë të gjejnë hapësirë në gjysmëfushën kundërshtare.
Starton sfida