LIVE Dyfishon Xhejms, vlonjatët sërish në avantazh (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana e "gjymtuar" para Kupës së Shqipërisë. Përtej rezultatit që kanë në favor (pasi në Vlorë fituan 0-1, me gol të Argjend Malajt), kualifikimi komplikohet ndjeshëm prej situatës në infermieri. Ilir Daja duhet t'i bëjë llogaritë kundër Flamurtarit me 5 mungesa në total.
Veç mungesës së madhe të Gentian Muçës (i cili sot merr rrugën drejt Austrisë), listës së të padisponueshmëve u shtohen edhe lojtarë si: Elis Bakaj, Argjend Malaj, Ervin Bulku e Erjon Vucaj.
Ndërkohë në Korçë Skënderbeu pret Vllazninë në ndeshjen e kthimit. Rezultati i takimit të kaluar ishte 0-0 dhe sot korçarët zynojnë fitoren për të sguruar kualifikimin. Nga ana tjetër Vllaznia do përpiqet të bëjë surprizën. Ndeshja luhet pa tifozë.
Kupa e Shqipërisë
Faza çerekfinale/ E mërkurë, 17 shkurt
LIVE' Skënderbeu - Vllaznia 2-0
Golat: Renatinjo 41´ Xhejms 56´ (Ndeshja e parë 0-0)
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Lulaj, Arapi, Abazi, Progni, Eskuerdinja, Lilaj, Nafiu, Xhejms, Renatinjo Trajner: Mirel Josa
Vllaznia: Dragojeviç, Pjeshka, Cicmil, Vrapi, Marku, Sefa, Tafili, Krymi, Bardulla, Çinari, Kalaja Trajner: Armando Cungu
Skenderbeu 1-0 VllazniaGol Reantinjo 41´
Posted by Futboll Shqip 24 on 2016-02-17
Skenderbeu 2-0 Vllaznia Gol James
Posted by Futboll Shqip 24 on 2016-02-17
MINUTAT:
57´ GOOOL LUSHTAKU. Vlonjatët tikthehen në avantazh. Lushtaku pas një kombinimi me Danilon, del i vetëm përballë portierit dhe e dërgon topin në rrjetë.
56´ GOOOL XHEJMS, 2-0. Nigeriani del i vetëm përballë portierit dhe realizon golin e dytë.
41´ GOOOL RENATINJO. Sulmuesi brazilian shfrytëzon më së miri një krosim drejt zonës dhe godet me kokë duke realizuar.
29´ Xhejms merr një pasim dhe futet në zonë, godet me të djathtën, por e lehtë dhe kontrollon Dragojeviç.
23´ Nafiu depërton bukur nga krahu i majtë, futet brenda zonës, por ndërhyn në momentin e fundit Pjeshka dhe largon rrezikun.
16´ Shpërdoron Xhejms, nigeriani i vetëm me portën bosh nuk e shtyn dot topin në rrjetë.
10´ Progni provon me një goditje dënimi nga një distancë e afërt, port topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.
LIVE' Tirana - Flamurtari 1-2
Golat: Fukui 55'/ Telushi 16´ Lushtaku 67´ (Ndeshja e parë 1-0 për Tiranën)
Tirana: Bakaj, Smajli, Karan, Teqja, Hoxhallari, Lika, Karabeci, Gërçaliu, Fukui, Kërçiku, Hugo Trajner: Ilir Daja
Flamurtari: Lika, Krasniqi, Lakoste, Pashaj, Idrizaj, Nikolini, Telushi, Hoxha, Lushtaku, Da Silva, Alvesh Trajner: Zekirja Ramadani
Tirana 0-1 Flamurtari Gol Telushi 16´
Posted by Futboll Shqip 24 on 2016-02-17
Tirana 1-1 Flamurtari Gol Fukui 47´
Posted by Futboll Shqip 24 on 2016-02-17
MINUTAT:
55´ GOOOL TIRANA, Fukui barazon shifrat në 1-1.
25´ Goditje dënimi për Tiranën, Lika kroson drejt zonës, por nuk shfrytëzohet si duhet nga sulmuesit bardheblu.
16´ GOOOL FLAMURTARI, shënon Telushi. Sulmuesi lëshon një të djathtë nga kufijtë e zonës e cila pasi devijohet nga një mbrojtës, përfundon rrjetë.
11´ Pranë golit Tirama, Fukui bën spektakël në krahun e majtë dhe i afrohet zonës, gjuan, por devijon portieri Lika dhe më pas largojnë mbrojtësit.
08´ Almeida merr një pasim dhe avancon përpara, provon goditjen nga jashtë zone, por kontrollon gjithçka Lika.