LIVE Austri-Shqipëri 2-1, supergol i Lenjanit (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kombëtarja shqiptare luan sot ora 17:30 në 'Ernst Happel" ndaj Austrisë ndeshjen e parë miqësore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian "Francë 2016".
MINUTAT:
68´ Junuzovic provon me të majtën nga distanca, por pret në pozicion Etrit Berisha.
63´ Vijojnë te mbeten përpara kuqezinjtë, Lenjani përpiqet në krahun e maajtë, por zihet në pozicion jashtë loje.
59´ Cana në ndihmë të sulmit merr një pasim perfekt, tenton me kokë, por nuk kordinohet si duhet dhe shpërdoron.
57´ Pranë golit Austria. Një tjetër neglizhencë në mbrojtjen tonë dhe Junuzoviç për pak sa nuk e dërgon topin në rrjetë. Shpëton për mrekulli porta e Berishës.
55´ Faull i Kaçes ndaj Junuzovic dhe arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.
46´ GOOOOL LENJANIIII. E nis me gol pjesen e dyte Shqipëria, Lenjani rrëmben një top në mesfushë dhe niset me shpejtëzi drejt portës. Del i vetëm dhe godet me të majtën duke realizuar një gol mjaft të bukur. Ngushtohen diferencat.
46´ Nis pjesa e dyte. Roshi e Cikalleshi zënë vendin e Lilës dhe Balajt.
Mbyllet pjesa e parë, Austri-Shqipëri 2-0.
43´ Përpiqen kuqezinjtë me Balajn dhe Lenjanin, por ky i fundit kroson keq duke shpërdoruar një mundësi të mirë.
40´ Junuzoviç pengohet nga Cana brenda në zonë, por nuk ka penallti. Protestojnë vendasit.
35´ Ritmi i lojës ka rënë ndjeshëm. Austria është kthyer mbrapa dhe po administron lojën duke u përpjekur të mbajë topin në kë,bë. Shqipëria ka vështirësi në ndërtimin e aksioneve.
30´ Shqipëria luan mirë në këto minuta, qarkullon topin dhe fillon të shtyjë përpara.
26´ Lenjani lëshon një predhë nga distanca me të majtën, por topi kalon njitur me traun e portës. Kërcënues kuqezinjtë.
25´ Goditje dënimi për vendasit në krahun e majtë, goditje drejt portës, por grushton Berisha.
22´ Rast i parë për Shqipërinë, Balaj godet me kokë pas një goditje kendi, por pret portieri.
17´ Junuzoviç depërton bukur brenda zonës, gjuan në pozicion të prirët, por jashtë.
14´ GOL AUSTRIA, Shënon Harnik. Gabim trashanik i Mavrajt që lë topin të kalojë dhe Harnik përfiton duke dalë i vetëm dhe duke realizuar edhe golin e dytë.
12´ Goditje dënimi për Kombëtaren tonë, kroson Kaçe, Mavraj godet me kokë, por jashtë kuadratit
09´ Tjetër mundësi për austriakët. Krosim nga e djathta, Janko kërcen mbi të gjithë dhe godet me kokë, por pret Berisha. Totalisht të çorientuar mbrojtësit tanë.
06´ GOL AUSTRIA. Shënon Janko. Gabim në mbrojtjen tonë, përfiton Janko i cili shmang bukur edhe Agollin dhe më pas e dërgon topin në rrjetë.
04´ Lenjani niset me shpejtësi në krahun e majtë, kroson në qendër, aty Abrashi godet nga jashtë zone, por shumë e gabuar goditje e tij.
03´ Mundësi për Austrinë, Alaba pason te Janko, ky i fundit tenton të shërbejë për një nga shokët e skuadrës, por jo si duhet.
02´ Ka nisur ndeshje vrullshëm nga të dyja skuadrat. Janko ka një mundësi, por shpërdoron.
LIVE' Austri-Shqipëri 2-1
Golat: Janko 06´ Harnik 14'/ Lenjani 47´
Austria: Almer, Dragovic, Fuchs, Hinteregger, Klein, Alaba, Arnautovic, Baumgartlinger, Harnik, Junuzovic, Janko
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Lila, Agolli, Lenjani, Kaçe, Xhaka, Abrashi, Balaj; Trajner: Xhani De Biazi
Goli i Harnik:
Austri - Shqiperi 2-0 dyfishon Harnik by gazeta-panorama
Goli i Jankos:
Austri-Shqiperi 1-0 gol i Janko.avi by gazeta-panorama
Ora 17:00
Kuqezinjtë e De Biazit kanë zbritur në fushë duke kryer nxehmjen
Ora 16:00
Kombetarja e Shqiperise, ka mberitur ne stadiumin "Ernst Hapel", per te zhvilluar ndeshjen e saj miqesore kunder Austrise. Ekipi eshte nisur nga hoteli "Danub Hilton", nje gjysem ore perpara, i shoqeruar nga delegacioni zyrtar dhe nen kontrollin e forcave te policise.
Tifozët shqiptarë kanë pushtuar ditën e sotme rrugët e Vjenës. Shumë njerëz të veshur me uniforma dhe flamuj kuqezi kanë rrethuar sot stadiumin 'Ernst Happel" për ta përkrahur ekipin kuqezi.
Djemtë e drejtuar nga Xhani De Biazi pritet të përkrahen nga rreth 7000 tifozë në ndeshjen miqësorë ndaj Austrisë, e cila fillon në ora 17:30. Ja disa foto nga tifozët në rrugët e Vjenës.
Më poshte keni foto nga atmosfera në Vjenë gjatë ditës së sotme:






