e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Austria mace e zezë, Shqipëria humb miqësoren e parë (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Austria mace e zezë, Shqipëria humb miqësoren e parë (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare është mundur sot 2-1 në Vjenë nga Austria. Miqësorja e parë e kuqezinjve në kuadër të përgatitjeve të Europianit është mbyllur me humbje. Goli i Lenjanit në pjesën e dytë vetëm sa i ka dhënë zemnër ekipit shqiptar që ka luajtur mjaft mirë dhe ka pasur mundësinë të barazonte. Untitled-30Pjesa e parë Ndeshja nis me një presion të jashtëzakonshëm të vendasve të cilët që në sekondat e para vënë në provë Etrit Berishën. Goli vjen menjëherë që në minutën e gjashtë.

Gabim në mbrojtjen tonë, përfiton Janko i cili shmang bukur edhe Agollin dhe më pas e dërgon topin në rrjetë. Goli i shokon totalisht të bësuarit e De Biazit të cilët e kanë të veshtirë të organizohen. Austria është zot i fushës dhe dhe krijon rastë të njëpasnjëshme.

Goli i dytë vjen në minutën e 14 ku sërish si rrjedhojë e një gabimi. Mavraj lë topin të kalojë mbrapa te portieri dhe Harnik përfiton duke dalë i vetëm dhe duke realizuar edhe golin e dytë. 2-0 dhe Shqipëria është e befasuar.

Kjo nisje kaq e keqe kishte kohë që nuk i ndodhte Përfaqësueses kuqezi. Vendasit pas dy golave, ulin disi ritmin dhe mundohen të administrojnë lojën. Shqipëria përpiqet të sulmojë, por është e pafuqishme në aksionet që ndërton. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 2-0.

Pjesa e dytë Fraksioni i dytë nis me ndryshime për kuqezinjtë. De Biazi hedh në fushë Cikalleshin dhe Roshin duke larguar Balajn dhe Lilën që ishin në hije gjatë pjesës së parë. Me futjen e këtyre të dyve ritet më shumë presioni i tanëve që gjejnë mënjëherë golin.

Në minutën e 47 është Lenjani që rrëmben një top në mesfushë dhe niset me shpejtëzi drejt portës. Del i vetëm dhe godet me të majtën duke realizuar një gol mjaft të bukur. Ngushtohen diferencat. Pas golit kuqezinjtë marrin zemër dhe nisin të kërkojnë me ngulm edhe golin e barazimit.

Në minutën e 56´ Cana në ndihmë të sulmit merr një pasim perfekt, tenton me kokë, por nuk kordinohet si duhet dhe shpërdoron. Edhe në minutat e ardhshme vazhdojnë të mbeten përpara djemtë e De Biazit. Austria mbrohet mirë dhe administron rezultatin. Në minutën e 78´ Kaçe merrkartonin e dytë te verdhë dhe lë Shqipërinë me 10 lojtarë.

Pas këtij episodi gjithçka bëhet më e vështirë për kuqezinjtë që pavarësisht sulmeve nuk arrijnë të realizojnë. Mbyllet gjithçka 2-1 dhe Shqipëria pëson një humbje që nuk djeg shumë, duke parë lojën e mirë në pjesën e dytë. Tashmë miqësorja e radhës është ditën e martë ndaj Luksemburgut.

MINUTAT:
90´
Sinjalizohen 3 minuta shtesë.
86´
Dy zëvendësime të tjera për Shqipërinë. Largohet Xhaka, Abrashi, në fushë Basha, Kukeli.
83´
Loje e hapur në këto minuta dhe raste për të dyja skuadrat, por nuk finalizojnë dot.
79´
Zëvendësimi i tretë për Shqipërinë. Sadiku zë vendin e Ermir Lernjanit.
78´
Karton i dytë i verdhë për Kaçen dhe mesfushori lë Shqipërinë me 10 lojtarë.
75´
Vazhdojnë të mbeten përpara djemtë e De Biazit. Austria mbrohet mirë.
71´
Minuta të mira për kuqezinjtë, Roshi rrezik konstant në krahun e djathtë.
68´
Junuzovic provon me të majtën nga distanca, por pret në pozicion Etrit Berisha.
63´
Vijojnë te mbeten përpara kuqezinjtë, Lenjani përpiqet në krahun e maajtë, por zihet në pozicion jashtë loje.
59´
Cana në ndihmë të sulmit merr një pasim perfekt, tenton me kokë, por nuk kordinohet si duhet dhe shpërdoron.
57´
Pranë golit Austria. Një tjetër neglizhencë në mbrojtjen tonë dhe Junuzoviç për pak sa nuk e dërgon topin në rrjetë. Shpëton për mrekulli porta e Berishës.
55´
Faull i Kaçes ndaj Junuzovic dhe arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.
46´ GOOOOL LENJANIIII.
E nis me gol pjesen e dyte Shqipëria, Lenjani rrëmben një top në mesfushë dhe niset me shpejtëzi drejt portës. Del i vetëm dhe godet me të majtën duke realizuar një gol mjaft të bukur. Ngushtohen diferencat.

46´ Nis pjesa e dyte. Roshi e Cikalleshi zënë vendin e Lilës dhe Balajt.
Mbyllet pjesa e parë, Austri-Shqipëri 2-0.
43´ Përpiqen kuqezinjtë me Balajn dhe Lenjanin, por ky i fundit kroson keq duke shpërdoruar një mundësi të mirë.
40´ Junuzoviç pengohet nga Cana brenda në zonë, por nuk ka penallti. Protestojnë vendasit.
35´ Ritmi i lojës ka rënë ndjeshëm. Austria është kthyer mbrapa dhe po administron lojën duke u përpjekur të mbajë topin në kë,bë. Shqipëria ka vështirësi në ndërtimin e aksioneve.
30´ Shqipëria luan mirë në këto minuta, qarkullon topin dhe fillon të shtyjë përpara.
26´ Lenjani lëshon një predhë nga distanca me të majtën, por topi kalon njitur me traun e portës. Kërcënues kuqezinjtë.
25´ Goditje dënimi për vendasit në krahun e majtë, goditje drejt portës, por grushton Berisha.
22´ Rast i parë për Shqipërinë, Balaj godet me kokë pas një goditje kendi, por pret portieri.
17´ Junuzoviç depërton bukur brenda zonës, gjuan në pozicion të prirët, por jashtë.
14´ GOL AUSTRIA, Shënon Harnik. Gabim trashanik i Mavrajt që lë topin të kalojë dhe Harnik përfiton duke dalë i vetëm dhe duke realizuar edhe golin e dytë.
12´ Goditje dënimi për Kombëtaren tonë, kroson Kaçe, Mavraj godet me kokë, por jashtë kuadratit
09´ Tjetër mundësi për austriakët. Krosim nga e djathta, Janko kërcen mbi të gjithë dhe godet me kokë, por pret Berisha. Totalisht të çorientuar mbrojtësit tanë.
06´ GOL AUSTRIA. Shënon Janko. Gabim në mbrojtjen tonë, përfiton Janko i cili shmang bukur edhe Agollin dhe më pas e dërgon topin në rrjetë.
04´ Lenjani niset me shpejtësi në krahun e majtë, kroson në qendër, aty Abrashi godet nga jashtë zone, por shumë e gabuar goditje e tij.
03´ Mundësi për Austrinë, Alaba pason te Janko, ky i fundit tenton të shërbejë për një nga shokët e skuadrës, por jo si duhet.
02´ Ka nisur ndeshje vrullshëm nga të dyja skuadrat. Janko ka një mundësi, por shpërdoron.

LIVE' Austri-Shqipëri 2-1
Golat: Janko 06´ Harnik 14'/ Lenjani 47´
Austria:
Almer, Dragovic, Fuchs, Hinteregger, Klein, Alaba, Arnautovic, Baumgartlinger, Harnik, Junuzovic, Janko
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Lila, Agolli, Lenjani, Kaçe, Xhaka, Abrashi, Balaj; Trajner: Xhani De Biazi

Goli i Harnik:

Austri - Shqiperi 2-0 dyfishon Harnik by gazeta-panorama

Goli i Jankos:

Austri-Shqiperi 1-0 gol i Janko.avi by gazeta-panorama

Ora 17:00
Kuqezinjtë e De Biazit kanë zbritur në fushë duke kryer nxehmjen

Ora 16:00
Kombetarja e Shqiperise, ka mberitur ne stadiumin "Ernst Hapel", per te zhvilluar ndeshjen e saj miqesore kunder Austrise. Ekipi eshte nisur nga hoteli "Danub Hilton", nje gjysem ore perpara, i shoqeruar nga delegacioni zyrtar dhe nen kontrollin e forcave te policise.

Tifozët shqiptarë kanë pushtuar ditën e sotme rrugët e Vjenës. Shumë njerëz të veshur me uniforma dhe flamuj kuqezi kanë rrethuar sot stadiumin 'Ernst Happel" për ta përkrahur ekipin kuqezi.

Djemtë e drejtuar nga Xhani De Biazi pritet të përkrahen nga rreth 7000 tifozë në ndeshjen miqësorë ndaj Austrisë, e cila fillon në ora 17:30. Ja disa foto nga tifozët në rrugët e Vjenës.

Më poshte keni foto nga atmosfera në Vjenë gjatë ditës së sotme:

austri