Ky eshte justifikimi i Serbise per te marre tre piket

Ky eshte justifikimi i Serbise per te marre tre piket

Trupi gjykues në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë do të dëgjojë palën serbe sot për ankimimin që ka bërë në lidhje me incidentet në Beograd.

Nesër është radha e palës shqiptare, ku do të dëgjohen presidenti i FSHF-së Duka, trajneri De Biazi, kapiteni Cana dhe avokati italian Antonio Rigoci.

“Vështirë se do të merret një vendim më 17 prill. Zakonisht trupi gjykues kërkon tri deri në 1 javë kohë për vendimin pasi dëgjon palët”, ka shpjeguar Ervin Bulku futbollist i cili ka fituar një gjyq në këtë insitucion disa vite më parë.

Që në orët e para të mëngjesit, serbët të përfaqësuar nga një studio avokatie zvicerane do të kërkojnë të mbrojnë fitoren 3-0 në tavolinë por njëkohësisht do të synojnë që t’i hiqen 3 pikët e dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës dhe ai i Apelit.

Pala serbe pritet të mëshojë fortë te provokimi politik nëpërmjet dronit, teksa kanë përgatitur dhe një dëshmi të një ish-gjyqtari izraelit, i cili do mbështesë akuzën e tyre raporton Lajmi.

Qëllimi i palës serbe është që nëpërmjet kësaj dëshmie të “dredhojë” pushtimin e fushës nga tifozët e saj dhe ushtrimin e dhunës ndaj përfaqësueses kuqezi duke dashur të anashkalojë dhe faktin se Atkinson e ndërpreu ndeshjen për shkak të akteve vandale nga ana e tifozerisë vendase dhe jo për dronin e hyrë në fushë, raporton “Panorama Sport”.

“Ne do të paraqesim prova të reja në lidhje me ndërprerjen e lojës, që kanë të bëjë me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”. Ky provokim ishte i paparë në fushat e futbollit. Qëndrimi ynë thelbësor është që UEFA t’ia jep Serbisë rezultatin zyrtar të ndeshjes dhe kështu të marrim tri pikë. Unë besoj në fuqinë ligjore të gjykatës”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Zoran Lakoviç për “Novosti”.

Pas dëgjimit të palës serbe, të premten do të jetë dhe radha e shqiptarëve, që do të përfaqësohen nga ekipi i avokatëve i kryesuar nga Artan Hajdari.

Seanca dëgjimore e Shqipërisë do të nisë që në orën 8 të mëngjesit ndërkohë që për vendimin nuk dihet ende sesa duhet pritur, me sekretarin e Federatës serbe që është shprehur se vendimi mund të jepet dhe pas 30 ditëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama