e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ky do te jete stadiumi i ri i Milanit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ky do te jete stadiumi i ri i Milanit

Milani ka vendosur të ndahet nga Interi dhe të ketë stadiumin e vet dhe pas dekadash të tëra të jetë një ekip mik në stadiumin legjendar “San Siro”. Drejtuesit e Milanit po planifikojnë ndërtimin e stadiumit të tyre që pritet të kushtojë rreth 320 milionë euro. Stadiumi pritet të ketë një kapacitet prej 48 mijë vendesh dhe do të jetë i teknologjisë së fundit duke përshtatur një sistem amerikan me restorante dhe qendra argëtimi. Në mediat italiane ndërkohë kanë filluar të shpërndahen foto të atij që do të jetë stadiumi i ri i Milanit.