e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Kush është me të vërtet i pasur?

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kush është me të vërtet i pasur?
Sipas një raporti të Bankës Qëndrore Europiane publikuar disa javë më parë, pasuria e një familje spanjolle është mesatarisht 291 mijë euro, familjet italiane gëzojnë 275 mijë euro ndërkohë që për një familje gjermane shifra është çuditërisht 195 mijë euro.

Pra gjermanët, me një papunësi relativisht të papërfillshme (5,4%) janë më të varfër se spanjollët në rrënim e sipër ekonomik? Nëse përgjigjia është po, ç’kusur ka atëhërë Gjermania tu japi para hua shteteve që janë më në gjendje se vetja? Paradoksi ëshë thjesht aparent sepse numrat duhen lexuar drejt, në kohë dhe hapësirë. Çelësi i raportit qëndron tek pasuritë e patundshme. Familjet spanjolle kanë derdhur paratë e tyre kryesisht për blerjen e shtëpisë (88%), në përgjithësi me kredi afatgjata, ndërkohë që vetëm 46% e familjeve Gjermane vendosin të jenë pronare të shtëpive ku jetojnë.

Nëse shtojmë faktin se dy vitet e fundit, falë rënies drastike të fuqisë blerëse, në Spanjë pasuritë e patundshme janë zhvlerësuar prej 36%, atëhere kush është me të vërtet i pasur? Një familje e zhytur në borxhe me një pronë që vlen 1/3-tën më pak nga shifra e blerjes, apo një familje me financa të shëndosha por që jeton me qera?