e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kur bomberat shfaqen me bilbil!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kur bomberat shfaqen me bilbil!

Gezim Sinemati

Nga Gëzim Sinemati

Kur kanë pyetur një arbitër se çfarë pune bën, përgjigjja ka qenë mbresëlënëse: "Bëjmë gabime njerëzore". Një frazë që ka vlerën e antiplumbit dhe frymëzon arbitrat për bëma të tjera. Si ato të mesjavës, ku mëkatarët me stemë dhe pa stemë dhanë asistin e tyre në largimin nga Kupa të Teutës, Tiranës dhe Partizanit.

Tre klube që kanë përvojën e mjaftueshme për të kuptuar se kuraja për të gabuar, sidomos në ndeshjet e Kupës, nuk është trilli i një personi me bilbil, por "magji" e lojtarëve të zyrave. Teuta, ekipi që zakonisht admirohet për vetëkontrollin kolektiv, pas eliminimit nga Kupa, ka treguar me gisht, si fajtor, shefin e arbitrave, Tahir Kastrati.

A mund të besohet se Jemini, arbitri që gabon më pak se kolegët, ai për të cilin thuhet se ndan edhe qimen përgjysmë kur ia kërkon i madhi, të tradhtojë besimin e Teutës për shkak të Tahirit? Një version jo shumë bindës, por që vlen si dhuratë për presidentin fuqiplotë, që shpenzon shumë për të krijuar iluzionin se kokën e ka tek Europiani dhe jo te... bëmat e arbitrave. N

a pëlqen apo s'na pëlqen, ndeshjet e Kupës, sidomos në vitet e fundit, kanë ulur ndjeshëm koeficientin e besimit. Dhe, në një klimë mosbesimi dhe frike nga loja hileqare me arbitrat, zelli për të shkuar në Europë nxit gola në prapaskenë.

Kur të luhen gjysmëfinalet, do të jemi përsëri dëshmitarë të lajthitjes në gjykime, por dikush do të kujdeset që të futen te thesi i... gabimeve njerëzore. Nga ato që kanë një çmim aq tundues, saqë arbitrat shkojnë duke kënduar në dhomën e dënimit.