e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kukësi mposht Kevitanin me penalltinë e Nikës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kukësi mposht Kevitanin me penalltinë e Nikës

Kukësi ka fituar dje me rezultat minimal miqësoren ndaj Kevitanit të Kategorisë së Dytë, ku vendosi goli i shënuar nga Nika në minutën e 12-të nga pika e bardhë e penalltisë.Kukesi

Në dallim nga testi i një dite më parë, ku ndaj Internacionalit luajtën rezervat, Kukësi e nisi sfidën e djeshme me lojtarët bazë të formacionit.

Në këtë përballje, edhe pse nuk pati gola, volumi i lojës dhe rastet e shpërdoruara nga ana e kuksianëve ishin të shumta. Kevitani i trajnerit Ylli Shehu, ndonëse me lojtarë të rinj, bëri një paraqitje pozitive, madje iu anulua edhe një gol në këtë takim.

Pjesa e parë nis e shpejtë, të dyja skuadrat janë të vendosura mirë. Kukësi është më këmbëngulës dhe trajneri Duro provon të luajë me tre sulmues, me Nikën, Hasanin dhe Dvornekoviç, si dhe provon sërish brazilianin Karioka si mbrojtës të djathtë.

Frytet e kësaj skeme janë të dukshme, pasi presioni te porta e Kevitanit është i lartë. Në minutën e 12-të, Kukësi fiton penallti dhe trajneri Duro i thirri Hasanit që ta gjuante.

Mesfushori i tha trajnerit që ta gjuajë shkodrani tjetër, Nika, i cili e kthen në gol. Në minutat në vijim rastet për shënim janë të shumta, por goli i Nikës mbeti i vetmi deri në fund. Në pjesën e dytë të dy trajnerët u dhanë mundësi aktivizimi edhe lojtarëve të stolit.