Kualifikim mes dritherimash ne Belfast

Kualifikim mes dritherimash ne Belfast

Skënderbeu kualifikohet mes drithërimash, duke vuajtur jo pak në Belfast. Skuadra e Mirel Josës ia ka dalë të marrë kualifikimin e madh, edhe pse është mundur 3-2 në Belfast me Krusaders, duke përmbysur një ndeshje në fillim që u nis keq dhe që mendohej se po përfundonte me mënyrën më të mirë të mundshme për korçarët, por që u prish nga dy golat e irlandezoveriorëve në fund që gjithsesi nuk rrezikuan kualifikimin. Edhe pse ishin të ngrohtë nga rezultati i ndeshjes së parë, skuadra e Josës nuk është treguar e qetë. Kjo ndoshta për faj të lodhjes, çështjes së vizave, por edhe kartonit të kuq të Arapit, që në fillim të ndeshjes.

Gjithsesi, në pjesën e dytë ekipi ynë ia ka dalë të marrë kualifikimin dhe të kalojë në turin e tretë të Champions ku do të përballet me moldavët e Milsamit. Përsa i përket ndeshjes, që në minutën e 11-të Arapi ndëshkohet me të kuq, ndërsa Burns me të verdhë. Mbrojtësi është penalizuar me të kuq nga gjyqtari, pasi ka qëlluar kundërshtarin me shqelm. Karton i kuq që i prish planet Josës. Ekipi mbrohet dhe Shehi shpëton portën disa herë. Vendësit kërkojnë gola me goditje dënimi apo korrne, por 45 minutat e para mbyllen pa gola.

Vendasit e kanë nisur më mirë takimin duke krijuar raste, ndërkohë që korçarët detyrohen të vazhdojnë lojës pas minutës 11-të me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të mbrojtësit Arapi. Një 45 minutësh “nervash” dhe kartonësh, pasi gjyqtari ka dhënë 4 të tillë, 3 të verdhë dhe një të kuq, dy prej tyre vendasve. Dhe në mungesë të Arapit, skuadra ka vazhduar lojën normalisht, ndërkohë ka tentuar të rrezikojë portën e irlandezëve por pa rezultat. Ndërsa këta të fundit kanë provuar me anë të goditjeve nga këndi por pa rezultat, Shehi tregohet i vëmendshëm duke siguruar portën. Në 45 minutëshin e dytë ndodh gjithçka. Duke filluar që nga goli i vendësve.

Në fillim është Ouens që ndodhet në zonë, ka rastin të shënojë, por Shehi tregohet i kujdesshëm dhe shpëton portën. Një minutë më vonë në minutën e 50-të O’Flyn kalon vendasit në avantazh. Skënderbeu ngrin sepse Krusaders është dy gola larg kualifikimit. Për 20 minuta skuadra jonë vuan në fushë, por në fund barazon rezultatin në minutën e 69-të me Bernard Berishën. Nuk kalojnë as 8 minuta dhe në minutën e 77-të, skuadra jonë kalon në avantazh 1-2. Është asis i Salihit, por është Latifi që kalon skuadrën përpara. Ekipi është më i qetë dhe tani e ka të sigurt kualifikimin.

Minutat kalojnë dhe pikërisht në shtesë, është ekipi vendës barazon me Snodin në minutën e 92-të, dhe nuk ka mbaruar. 60 sekonda më pas është Miçëll që çon në 3-2 shifrat për vendësit që fitojnë ndeshjen, por kualifikimin përfundimtar e arrin Skënderbeu me rezultatin përfundimtar 4-6. Ekipi korçar shkon në turin e tretë të Champions. Shanset për ekipin korçar për t’u kualifikuar minimalisht në fazën e grupeve të Europa League janë shumë të mëdha. Ekipi modest Milsami është kualifikuar kundër gjigantëve të Ludogores. Në këtë mënyrë Skënderbeu do të ndeshet kundër moldavëve të Milsamit. Tani kualifikimi në play-off të Champions dhe automatikisht edhe në fazën e grupeve të Europa League


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama