Avokati i Serbise Ja kush ia dha fitoren Shqiperise ne CAS

Avokati i Serbise: Ja kush ia dha fitoren Shqiperise ne CAS

Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) nuk është harruar ende dhe mediat serbe vijojnë që të merren me fitoren që Shqipëria mori në KAS për ndeshjen e 14 tetorit 2014.


Akoma nuk e pranojnë që janë shpallur fajtorë dhe Shqipëria ka marrë me të drejtë tri pikët për atë takim. “Kurir.rs” ka kontaktuar me avokatin e përzgjedhur nga Federata Serbe e Futbollit për ta përfaqësuar në gjyqin e CAS, por Efraim Barak nuk ka pranuar të komentojë shumë. Tentativa e medias serbe ka qenë që Barak të fliste për çështjen e trepikëshit dhe sidomos për atë të dronit, por avokati është treguar shumë i rezervuar kundrejt pyetjeve të “Kurir.rs”.

Megjithatë, ai nuk e ka mohuar që avokati i përzgjedhur nga Shqipëria ka arritur të bëjë diferencën në këtë proces gjyqësor. Komenti- I pyetur për vendimin e CASI-it dhe specifikisht për dronin e ngritur në atë ndeshje, avokati izraelit nuk ka pranuar të flasë shumë. “Nuk mund t’u përgjigjem të gjithë pyetjeve tuaja. Nuk kam koment për vendimin e CAS-it”, është shprehur fillimisht Efraim Barak për “Kurir.rs”, transmeton panorama.

Më tej, avokati i Serbisë është pyetur për procesin e vendimmarrjes dhe për vendimin, por ai ka devijuar duke folur për gjyqtarin e përzgjedhur nga Shqipëria. Indirekt ai e ka pranuar se homologu i tij në gjyqin përballë UEFA-s është treguar shumë herë më i zoti. “Phelip Sands ka pasur një rol kryesor në atë vendim. Kaq mund të them”, ka deklaruar Efraim Barak për mediat serbe. Në këtë mënyrë, edhe avokati serb ka vijuar të njëjtën ide si ajo e mediave serbe, të cilat një javë më parë aluduan për një “lobim” të italianëve kundër Serbisë. Apelimi- Ideja e mediave serbe tashmë është se deklarata e Ismail Morinës është një provë e fortë për të dëshmuar në Gjykatën Federale në Zvicër, për të rrë- zuar vendimin e CAS-it. Megjithatë, pak ditë më parë, ka qenë një përgjigje e CAS për mediat shqiptare që ka bërë me dije se nuk do të ketë apelim të çështjes.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama