e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ksavi vendos rekord: 100% saktesi ne 96 pasime

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ksavi vendos rekord: 100% saktesi ne 96 pasime
Ksavi Hernandez ka bërë ndeshjen perfekte ditën e djeshme ndaj PSG. Ai ka qenë 100% i saktë në të gjitha pasimet që ka dhënë. Mesfushori spanjoll ka dhënë 96 pasa dhe të gjithë kanë qenë të saktë. Ky është një record në Ligën e Kampioneve. Edhe lojtarë të tjerë kanë dhënë 100% pasa të saktë në një ndeshje në Ligën e Kampioneve, por bëhet fjalë për një numër më të vogël. Lojtarët me më shumë pasime me saktësinë 100% në Ligën e Kampioneve që nga sezoni 2003-2004:

96        Ksavi (Barcelona-PSZH 2013)
72        Havier Zaneti (Inter-Totenhem 2010)
54        Emanuel Ebue (Porto-Arsenal 2006)
50        Lilian Turam (Barcelona-Shtutgart 2007)
50        Kristiano Ronaldo (Real Madrid-Mançester Siti 2012)
48        Paulo Vicinius (Braga-Gallatasaraj 2012)
48        Martin Kaceres (Bazel-Barcelona 2006)
47        Xhon Terri (Çelsi-Verder Bremen 2008)
45        Rolando (Porto-Dinamo Kiev 2006)
43        Ivan Helguera (Roma-Real Madrid 2004)
43        Serxhio Ramos (Real Madrid-Dinamo Zagreb 2011)