e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bajerni kerkon te evitoje Dortmundin ne gjysemfinale

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bajerni kerkon te evitoje Dortmundin ne gjysemfinale
Tek Bajern Mynih ka shumë entuziasëm pas kualifikimit në gjysëmfinalen e Ligës së Kampioneve. Tashmë ata konsiderohen si favoritët kryesorë në këtë kompeticion, edhe pse kapiteni Lahm mendon se favorite vazhdon të mbetet Barcelona.

“Mendoj se nuk ka kundërshtarë të lehtë në gjysmëfinale, të gjithë e meritojnë të jenë atje pasi të katër skuadrat e kualifikuara janë elitare. Mendoj se favorite vazhdon të jetë Barcelona, ndonëse skuadrat e tjera i janë afruar”, tha Lahm.

Ndërkohë, trajneri Jup Heinkes dhe Arjen Roben janë shprehur se preferojnë që në gjysëmfinale të shmangin Borusian e Dortmundit.

“Kemi marrë shumë merita në ditët e fundit, por nuk kemi ulur përqendrimin. Jemi kampionë të Bundesligës por i kemi vënë vetes objektiva të tjerë. Tani do të shohim nëse jemi në të njëjtin nivel me Realin dhe Barcelonën”, tha Heinkes.

Ndërsa Roben u shpreh se, “e gjithë Gjermania ëndërron një gjysmëfinale pa përplasje me Dortmundin. Këtë do të preferoja edhe unë, ndonëse është në dorë të shortit, jo në dorën tonë”./b.l