Kryendeshja/ FSHF zgjedh Andi Koçin, ja si do luajnë ekipet
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
E cilësuar si një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 21-të, FSHF-ja ka zgjedhur Andi Koçin si arbitër kryesor.
Do të jetë pikërisht ky "bilbili" i përballjes mes Skënderbeut dhe Tiranës, që luhet sot, në orën 18:00, në Korçë.
Duket se bardhebluve u është plotësuar "dëshira", pasi është shmangur Enea Jorgji. Gjyqtari i FIFA-s, dje ka gjykuar ndeshjen ndërmjet Flamurtarit dhe Vllaznisë.
Pa 5 drejt Korçës, Kërçiku qetëson
Dajën Tirana duhet që t'i bëjë llogaritë pa 5 lojtarë në Korçë. Veç Muçës, Smajlit, Bulkut e Vucajt, të shtunën listës iu shtua edhe Elis Bakaj. Pa golashënuesit më të mirë ndaj Skënderbeut, Ilir Daja nuk do ta ketë fortë të lehtë. Megjithatë, duket se e ka "gatuar" formacionin me të cilin do të tentojë befasinë. Lajmi i vetëm i mirë vjen nga Dorian Kërçiku. Lojtari dje ka zbarkuar në stërvitje, duke dhënë më shumë qetësi për linjën e djathtë të mbrojtjes. E megjithatë gjendja e tij do të vëzhgohet vazhdimisht, pasi edhe dje ka pasur disi temperaturë. Në rastin më të keq, në gatishmëri do të jetë Papa. Majtas pritet Hoxhallari, kurse në qendër dyshja Karan-Teqja. Në mesfushë Muzaka, Malaj, Karabeci dhe Gërçaliu majtas, të paktën kështu u provua. Ndërsa në sulm nuk do të jetë Hugo, por Lika me Fukuin.
Shehi krijon panik, Josa këshilla pa fund
Skënderbeu ka mbyllur zyrtarisht përgatitjet. I vetmi moment paniku erdhi prej formës së Orges Shehit, që shfaqi probleme në gju. Sytë e stafit mjekësor dhe atij teknik ishin tek ai. Dhimbjet qenë prezente, por në fund të gjithë u qetë- suan, pasi gardiani dha garanci për prezencën e tij në fushë. Në kësi kushtesh, në mbrojtje do të rreshtohen Vangjeli-Jashanica-Osmani-Arapi. Mesi i fushës do të mbulohet nga Orelesi dhe Lilaj që të dy kanë marrë udhëzimet e fundit për lëvizjen në fushë dhe mbulimin e zonave të ngushta. Në krahun e djathtë Progni dhe në të majtin Latifi, të cilëve u është kërkuar që të dublojnë vazhdimisht Arapin dhe Vangjelin në dyluftimet që do të kenë përkatësisht me Muzakën dhe Fukuin apo Likën. Ndërsa sulmi do t'u besohet të njëjtëve, Xhejmsit dhe Salihit.
