Kryeministri Monti do pezullim kampionati
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kryeministri italian, Mario Monti, pas samitit italo-polak, ka folur për skandalin e basteve që ka shpërthyer në Itali: “Është skandaloze që gjëra të tilla po ndodhin disa herë tek ne. Unë jam marrë personalisht me këtë çështje para disa vitesh, sepse nuk e shikoj të drejtë që paratë e taksapaguesve italianë të shkojnë për të mbuluar humbjet e klubeve të futbollit. Italia nuk po gjen shërim nga ky ves, ndaj vetëm duke ndëshkuar fajtorët pa mëshirë mund ta shpëtojmë futbollin”.
Të pezullojmë kampionatet - Numri një i shtetit zgjedh të përdorë “dorën e hekurt” për të spastruar futbollin nga ndotja e manipulimit: “Për mendimin tim, pra duke u zhveshur nga posti që unë përfaqësoj, por për faktin që edhe unë jam i pasionuar pas futbollit, brenda meje e ndjej se do të ishte më mirë sikur ta pezullonim kampionatin për 2-3 vjet. Ndoshta kjo është mënyra e vetme për t’i kthyer këtij sporti pastërtinë. Anglia na ka dhënë disa shembuj se si mund të operojmë në futboll. Duke parë se si po shkojnë gjërat, duhet të marrim masa imediate dhe të ashpra për të ndëshkuar personat që janë përfshirë në këtë skandal”.
Pasi ka folur për ngjarjet e turpshme të skandalit të basteve, ai ka komentuar edhe ndeshjen Xhenoa-Siena, gjatë së cilës tifozët i detyruan futbollistët vendës t’u dorëzonin bluzat: “Në atë ndeshje të gjithë kemi qenë pjesëmarrës të një shantazhi që tifozeria xhenoveze u ka bërë futbollistëve të saj. Ishte e turpshme mënyra se si ata u ulën në gjunjë. Por pa dyshim që ndaj tyre është bërë një shantazh i madh për t’i zhveshur në atë mënyrë. Lidhur me atë episod Prokuroria duhet të vazhdojë hetimet. Kam përshtypjen se në Itali janë shtuar zonat ku grupet kriminale kanë ndikim të madh”.
Përgjigjja e Abetes - Pas deklaratës së Montit për pezullimin e kampionatit, presidenti i federatës, Xhankarlo Abete, i është përgjigjur kështu kryeministrit: “Me gjithë respektin për të, kjo është një çështje që na takon ne, organeve sportive, ta zgjidhim, sepse pezullimi i kampionatit nuk do ta ndihmonte, por do ta rrënonte edhe më shumë futbollin tonë”.
“Monti? Është një idiot, ashtu si këta futbollistë”
“Stop futbollit? Monti thotë vetëm idiotësira”. Ka qenë ky reagimi i ashpër i presidentit të Palermos, Mauricio Zamparini, i cili ka ardhur menjëherë pas propozimit të kryeministrit italian: “Monti duhet t’i mendojë mirë gjërat përpara se të flasë. Përpara se të thotë që duhet t’i vëmë kyçin këtij sporti, të mendojë për ekonominë italiane, së cilës po ia zë frymën me masat që po merr. Pastaj të mos harrojë se klubet italiane derdhin në arkat e shtetit 800 milionë euro çdo vit”. Zamparini nuk i kursen fjalët edhe për futbollistët e përfshirë në skandalin e basteve: “Ata futbollistë janë të gjithë idiotë, sepse marrin gjithë ato miliona dhe përsëri bëjnë nga këto shpifësira që po na dëmtojnë imazhin”.