e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Krujf: Hollanda duhet te permiresohet shpejt

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Krujf: Hollanda duhet te permiresohet shpejt
Legjenda holandeze ka insistuar që portokallinjtë duhet ta bëjnë shumë më mirë detyrën e tyre se sa bënë kundër Danimarkës, me modifikime në taktikën e lojës për të maksimizuar cilësitë e Uesli Shnajderit. Johan Krujf ka kërkuar nga Holanda e tij që të tregojë një përmirësim të ndjeshëm në ndeshjen e radhës në “Euro 2012”, në qoftë se do të mbijetojë në të ashtuquajturin “grupi i vdekjes”. Holandezët u mundën 1-0 nga Danimarka të shtunën, në ndeshjen e parë të tyre në Grupin B, teksa Krujf mendon se trajneri Bert van Marvijk ka për të bërë një numër rregullimesh, sidomos në mesfushë, për ta përballuar me sukses sfidën kundër Gjermanisë, që do ta luajë të mërkurën.

“Holanda ka nevojë për t’u përmirësuar me shpejtësi, lojtarët duhet të mësojnë nga gabimet e tyre kundër Danimarkës. Shthurja si ekip përpara pësimit të golit nuk ishte problemi më i madh. Ajo cfarë është shqetësuese ka të bëjë me faktin se portokallinjtë nuk duhet t’i shikojnë kundërshtarët mes veti, sepse rëndësi më të madhe se secili futbollist aty, në stol apo në formacionin titullar, ka kombëtarja e Hollandës, – shkruan Krujf në kolonën e tij të përjavshme për “De Telegraaf”. – Mark van Bommel dhe Nigel de Jong pashë se e humbën shumë topin. Ajo që dhanë ndaj Danimarkës nuk është cilësia e tyre më e madhe.

Lojtarë të tjerë duhet të jenë ata, që e gëzojnë posedimin e topit. Mesa shikoj, ekipi është i ndarë në dy blloqe, por kjo duhet të ndryshojë menjëherë. Nuk kishte aq shumë hapësirë ​​midis dy blloqeve kur Shnajderi luante më i avancuar, ndërsa mu duk jo i goditur aktivizimi i tij në një pozicion rreth 25 metra prapa sulmuesve. Jam i sigurtë se do të ishte ndryshe nëse Shnajder do të ishte përpara, në mbështetje të sulmit. Një distancë kaq e madhe me sulmuesit është shumë e vështirë, rraskapitëse për Shnajderin.”

Përplasja vendimtare e Hollandës kundër Gjermanisë luhet të mërkurën, në orën 20:45.