Kreret e Gardes, nen akuze per vrasje
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shteti shqiptar futet në anarki. Institucionet ligjzbatuese mbyllin sytë para një tragjedie që ka marrë jetë njerëzish. Policia nuk zbaton urdhrat e prokurorisë për ndalimin e gjashtë gardistëve që dyshohet se shkaktuan masakrën e të “premtes së zezë”. Akuza qendrore ankohet se ka dërguar në mëngjesin e së shtunës urdhrat e ndalimit për gjashtë oficerë madhorë të Gardës së Republikës, me akuzën e vrasjes, shpërdorimit të detyrës dhe tejkalimit të kompetencave me pasojë vrasjen e tre personave. Pritja e gjatë e hetuesve ka marrë një “përgjigje” mesditën e djeshme, teksa Kryeministri i ka shpërblyer gardistët dhe policët që morën pjesë gjatë demonstratave. Pas këtij vendimi, zyrtarët e akuzës qendrore kanë bërë publike urdhrat e ekzekutimit, por pa përmendur emra personash të akuzuar, duke mos prishur ekzekutimin e tyre. Prokuroria insistoi zyrtarisht se ka bërë një kërkesë të tillë, ndërsa reagimi po zyrtar i policisë ka qenë se, “nuk kemi asnjë kërkesë”. Lufta e heshtur vazhdoi për orë të tëra, ndoshta me sfond politik, por pa një rezultat konkret.
Akuza thotë se vepra penale që dyshohet se kanë konsumuar zyrtarët madhorë të Gardës ka rrezikshmëri shoqërore dhe personat nën hetim duhet të ndalohen. Një “frikë” tjetër e hetuesve është largimi nga territori shqiptar i gardistëve, duke i paraprirë ngjarjeve të vitit 1997, ku drejtuesit e Gardës të akuzuar për disa ngjarje kriminale në atë vit, janë larguar dhe emigruar në vende të ndryshme të botës.
Një nga veprimet e hetuesve, në mungesë të ekzekutimit të urdhër-ndalimit, është edhe lajmërimi i të gjitha pikave kufitare për personat e akuzuar. Megjithatë, prokuroria deklaron se do të hetojë të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje që i mori jetën tre personave dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga të dhënat mësohet se Prokuroria e Tiranës ka dërguar emrat konkretë të tyre dhe vendshërbimin ku ata ndodheshin gjatë protestës. Vendet dhe shërbimet e tyre janë shumë mirë të identifikueshëm për policinë dhe sigurisht, edhe lehtësisht me adresa të deklaruara. E ndërsa prokuroria shprehet se ka një refuzim për bashkëpunim nga ana e Policisë së Shtetit për arrestimet, ky veprim i Policisë së Shtetit, nëse është e vërtetë, do të hapë një precedent të rrezikshëm dhe të pandodhur më parë në marrëdhëniet mes të dy institucioneve. Urdhër-ndalimet janë bërë për drejtues të nivelit të lartë të Gardës, të cilët kanë qenë shefa të shërbimit gjatë demonstratës dhe oficerë zbatues. Në vijim të sekretit hetimor, prokuroria nuk jep emra në mënyrë që të ndihmojë policinë për të mos sabotuar operacionin për prangosjen e gardistëve të dyshuar për vrasjet, megjithatë saktëson se gardistët kanë detyra komanduese e janë në funksionet e majorëve në njësitë operacionale.
Sipas ligjit të Gardës, ndaj një protestuesi mund të qëllohet vetëm nëse ai kalon rrethimin e një institucioni të veçantë dhe qëllohet vetëm atëherë kur është paralajmëruar. Siç është dëshmuar deri tani, të paktën nga pamjet filmike, por dhe provat e mbledhura nga hetuesit, të tre viktimat janë qëlluar me armë zjarri, jo brenda oborrit, por jashtë perimetrit të Kryeministrisë. Hetuesit deklarojnë se kanë prova që implikojnë zyrtarët e Gardës nën akuzat e vrasjes dhe të shpërdorimit të detyrës.
Grupi hetimor i ngritur nga Prokuroria e Tiranës deklaron se, krahas hetimit të zyrtarëve të Gardës po heton edhe demonstruesit, ndaj të cilëve janë ngritur tre akuza si pjesëmarrje në miting të paligjshëm, kundërshtim të punonjësve të policisë dhe shkatërrim të pronës me zjarr. Hetimet janë në fazat fillestare dhe provat më të forta janë filmimet dhe fotografimet e vendit të ngjarjes, ndërsa janë administruar dhjetëra dëshmi të personave që janë plagosur, të cilët kanë pretenduar se janë goditur nga snajperët e vendosur në tarracën e Kryeministrisë.