Kuvendi, hetim SHISH-it e Prokurorise. Mazhoranca ngre komisionin hetimor
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kuvendi u mblodh dje në një seancë të thirrur nga maxhoranca, duke votuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për hetimin e demonstratës së datës 21 janar.
Me 73 vota pro dhe pa praninë e opozitës, e cila e bojkotoi këtë seancë, Kuvendi do të hetojë për një periudhë 3-mujore punën e institucioneve të shtetit në parandalimin e protestës së dhunshme, por edhe punën e tyre për ndëshkimin e elementëve kriminalë. Nën drejtimin e deputetit të PD-së, Eduard Halimi, komisioni hetimor do të hetojë punën e SHISH-it për masat e marra në identifikimin e çdo sinjali për këtë ngjarje. “Hetimi rreth veprimtarisë së institucioneve shtetërore sipas kompetencave të përcaktuara në legjislacionin respektiv për zbulimin dhe identifikimin paraprak të kërcënimeve dhe sinjaleve për organizimin e veprimit kriminal për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues, si dhe masat konkrete të marra për parandalimin, neutralizimin, pengimin dhe përballimin e dhunës gjatë ngjarjeve që shoqëruan tentativën për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues”, thuhet në pikën 2 të vendimit të Kuvendit.
Por ky komision për 3 muajt e ardhshëm do të hetojë edhe punën e institucioneve të tjera si të policisë dhe Prokurorisë, nëse ato kanë përmbushur detyrimet e tyre. “Hetimin rreth veprimtarisë së organeve të zbatimit të ligjit dhe masave të marra për zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të fakteve, ngjarjeve dhe përgjegjësive individuale, ideatorëve, ndihmësve dhe bashkëpunuesve për dhunën gjatë tentativës për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues”, thuhet në një pikë tjetër të vendimit të Kuvendit, por duke specifikuar se “hetimi i Komisionit Hetimor Parlamentar nuk shtrohet për ato çështje apo rrethana për të cilat Prokuroria e Republikës së Shqipërisë ka filluar procedim penal sipas ligjit”.
Në të njëjtën kohë, ky komision do të propozojë edhe ndryshime të mundshme ligjore për goditjen më efikase ndaj tentativave për rrëzimin me dhunë të institucioneve. “Propozimi i ndryshimeve të nevojshme legjislative me qëllim realizimin e një sistemi efektiv për ushtrimin e së drejtës së tubimit paqësor si një e drejtë e pamohueshme në një shoqëri demokratike, si dhe parandalimin e goditjen efikase të dhunës kundër institucioneve shtetërore si një realitet i papranueshëm në një shoqëri demokratike”, thuhet në projektvendim.
Rezoluta
Po dje, Kuvendi miratoi edhe një rezolutë të propozuar nga demokratët, e cila dënon dhunën ndaj institucioneve. Kjo rezolutë vesh me përgjegjësi kreun e opozitës, Edi Rama, për protestën e datës 21 janar. “Vëren se fjalët e përdorura nga kryetari i PS-së, kryetari i grupit parlamentar, si dhe krerët e partive aleate, kanë nxitur sistematikisht dhunën ndaj institucioneve, në mënyrë të veçantë ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Bën përgjegjës kryetarin e PS-së për sa ndodhi, si dhe politikanët rreth tij, si dhe kërkon përcaktimin ligjor të masave e përgjegjësive që rrjedhin prej saj nga organet e drejtësisë”, thuhet në rezolutë. Në fund të seancës, kryetarja e Kuvendit lajmëroi se ditën e enjte nuk do të ketë seancë plenare.
Vendimi për komisionin hetimor
1-Të ngrihet Komisioni Hetimor i Kuvendit, për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për të hetuar veprimtarinë e institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal, për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues më datën 21 janar 2011.
2-Objekti i punës së Komisionit Hetimor:
a-hetimi rreth veprimtarisë të aktorëve të përfshirë për zbatimin e ligjit nr. 8773 datë 23.04.2001 “Për Tubimet”, në demonstratën e datës 21 janar 2011.
b-hetimi rreth veprimtarisë së institucioneve shtetërore, sipas kompetencave të përcaktuara në legjislacionin respektiv për zbulimin dhe identifikimin paraprak të kërcënimeve dhe sinjaleve për organizimin e veprimit kriminal për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues, si dhe masat konkrete të marra për parandalimin, neutralizimin, pengimin dhe përballimin e dhunës, gjatë ngjarjeve që shoqëruan tentativën për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues.
c-hetimi rreth veprimtarisë së organeve të zbatimit të ligjit për identifikimin, për kapjen dhe neutralizimin, pengimin e ekzekutorëve, identifikimin dhe kapjen e nxitësve dhe organizatorëve të dhunës kriminale.
cc-hetimin rreth veprimtarisë së organeve të zbatimit të ligjit dhe masave të marra për zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të fakteve, ngjarjeve dhe përgjegjësive individuale, ideatorëve, ndihmësve dhe bashkëpunuesve për dhunën gjatë tentativës për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues.
d-hetim të zbatimit të ligjit gjatë hartimit dhe ekzekutimit të detyrave në kuadër të planit të masave që organet shtetërore të ngarkuara me ligj përgatitën dhe zbatuan me qëllim respektimin dhe garantimin e detyrimit ligjor për mbrojtjen e institucioneve kushtetuese të vendit.
dh-hetimi për masat e marra nga organet e zbatimit të ligjit për neutralizimin përfundimtar të tentativës, për përmbysje me dhunë të rendit kushtetues dhe për garantimin e paprekshmërisë të institucioneve dhe së drejtës për tubim paqësor.
e-propozimi i ndryshimeve të nevojshme legjislative me qëllim realizimin e një sistemi efektiv për ushtrimin e së drejtës së tubimit paqësor si një e drejtë e pamohueshme në një shoqëri demokratike, si dhe parandalimin e goditjen efikase të dhunës kundër institucioneve shtetërore si një realitet i papranueshëm në një shoqëri demokratike.
3-Hetimi i Komisionit Hetimor Parlamentar nuk shtrihet për ato çështje apo rrethana për të cilat Prokuroria e Republikës së Shqipërisë ka filluar procedim penal sipas ligjit.
4-Komisionit Hetimor Parlamentar përbëhet nga 11 deputetë. Kryetari i përket Partisë Demokratike. Përbërja e komisionit:
Kryetar - Eduard Halimi
Anëtar - Gent Strazimiri
Anëtar - Dashnor Sula
Anëtar - Enkelejd Alibeaj
Anëtar - Fatos Hoxha
Anëtar - Viktor Gumi
5-Komisioni ushtron veprimtarinë e tij në një afat 3-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.
Halimi: Asnjë provë për Gardën
Sipas deputetit të PD-së, Eduard Halimi, kryeprokurorja Ina Rama nuk ka prova dhe fakte që implikojnë efektivët e Gardës së Republikës në përplasjet e 21 janarit. “Të nxjerrësh një urdhër ndalimi, ashtu siç parashikon ligji penal në këtë vend, neni 253 i KPP, do të thotë të kesh prova, të dhëna të besueshme të bazuara në prova, prova për krime, prova për rrezik arratisjeje dhe ikje të të dyshuarve. Asnjë provë, asnjë e dhënë, asnjë dyshim, asnjë ekspertizë apo eksperiment nuk ngarkon me përgjegjësi qoftë edhe administrative drejtuesit e Gardës së Republikës”, tha Halimi. “Drejtuesit e Gardës kanë qenë në gatishmëri absolute të ligjshme, kanë qenë nën ushtrimin e detyrës dhe misionit të tyre të ligjshëm për mbrojtjen e institucioneve kushtetuese dhe rendit kushtetues në këtë vend. Këto rrethana janë absolutisht të përcaktuara qartë në ligjin penal dhe nuk lejojnë në asnjë rast nxjerrjen e një urdhri ndalimi”.