e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Konflikti ne Permet, pala greke nuk lejon kalimin e shqiptareve, vendoset reciprociteti

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Konflikti ne Permet, pala greke nuk lejon kalimin e shqiptareve, vendoset reciprociteti

Vijojnë kthimet masive të shqiptarëve në dy pikat kufitare me Greqinë, atë të Kakavijës dhe Kapshticës. Mësohet se pala greke iu përmend shqiptarëve konfliktin e ditëve të fundit në ‘Përmet’ mes kishës ortodokse dhe Bashkisë së këtij qyteti. Gjithashtu, pala greke pretendon që qytetarët shqiptarë nuk kanë paratë e mjaftueshme për t'u futur në shtetin helen.

Mësohet se në pikën kufitare të Kakavijës, një polic grek ka dalë në zonën neutrale, dhe kthen mjetet me targa shqiptare. Ndërsa lejohen të kalojnë në kufi vetëm ata qytetarë që kanë leje qëndrimi e karta greke. Duke u nisur nga kjo situatë, drejtori i policisë kufitare në Kakavijë, Admir Abrija ka kërkuar takim me homologun e tij grek.

Kakavijë, të kthyer mbi 100 shtetas

Sipas informacioneve, në pikën kufitare të Kakavijës janë kthyer mbi 100 shtetas shqiptarë. Arsyetimi për këtë gjendje kaotike, është se shqiptarët nuk kanë mjaftueshëm para për të hyrë në Greqi, duke u përmendur edhe konfliktin  në Përmet. Atyre u kërkohet që të kenë të paktën 300 euro me vete.

Kapshticë, shqiptarëve u kërkohet 1500 euro

E njëjta situatë raportohet edhe nga pika kufitare e Kapshticës. Që në orët e para të mëngjesit qytetarët shqiptarë janë kthyer masivisht në kufi. Mësohet se policia greke u kërkon të kenë me vete mbi 1500 euro.