SHBA-te revoltohen me deklaratat e Erdogan-it
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shtëpia e Bardhë i ka dënuar ashpër akuzat e kryeministrit turk, Rexhep Erdogan se Izraeli qëndron prapa heqjes nga pushteti të liderit islamik egjiptian, Muhammad Morsi. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se sugjerimi i bërë është ofendues dhe i gabueshëm. Ai ka thënë se deklarime të tilla vetëm sa e tërheqin vëmendjen për nevojën që të gjitha shtetet në rajon të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive.
Kryeministri turk, Erdogan, i ka bërë akuzat gjatë një fjalimi që është transmetuar nga mediat kombëtare turke. Dëshmia e vetme e tij ka qenë një deklaratë e një intelektuali francezo – izraelit gjatë një takimi me një zyrtar izraelit. Erdogani gjithashtu ka sulmuar edhe vendet islamike duke i akuzuar ata se po bëjnë tradhti duke mbështetur udhëheqësin ushtarake të Egjiptit.