Shqiperia pergjigjet me te njejten monedhe, Policia: Do bllokohen shtetasit greke!
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Policia shqiptare ka vendosur të përdor të njëjtat standarde të policisë greke për kalimin e qytetarëve grekë në kufirin shqiptar. Të gjithë grekët që nuk do të kenë mundësi të justifikojnë qëndrimin në Shqipëri me garanci monetare do të kthehen mbrapsht. Drejtori i policisë kufitare të Kakavijës, Admir Abrija urdhëroi të zbatohen procedurat reciproke. ”Të zbatohet e njëjta procedurë me shtetasit grek. Në rast se nuk justifikojnë arsyet, të kthehen mbrapsht”. Abrija tha se për këtë gjë është vënë në dijeni dhe pala greke.Gjatë ditës së sotme policia shqiptare ktheu mbrapsht një makinë me katër shtetas grekë. Kjo ka ngjallur indinjatën e palës greke. Sipas mediave vazhdon një situatë e tensionuar në dy pikat doganore Kakavijë dhe Kapshticë.