Komiteti Olimpik Nderkombetar pranon Kosoven
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nga burime të afërta me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, “Kurir” ka bërë të ditur se në takimin e ardhshëm të ekzekutivit të organizatës, të enjten, do të pranohet me vendim unanim, anëtarësimi i Kosovës. Pranimi i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar ka qenë temë e takimeve në katër vitet e fundit, mirëpo tani duket se ka ardhur koha kur do të marrim lajmin e shumëpritur.
Portali serb “Kurir” me shumë keqardhje e ka publikuar lajmin duke e quajtur si zakonisht “skandaloz dhe provokim për Serbinë, në periudhën e tensionuar pas ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë”. Mirëpo, pengesat e serbëve janë të pafuqishme dhe Kosova do të pranohet si anëtare e re të enjten.