Komisioni i Apelit zbut denimin per Tiranen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Komisioni i Apelit ka publikuar vendimet lidhur me dënimin që komisioni i Disiplinës i caktoi klubit Tirana, pas ngjarjeve në Elbasan Arena. Apeli e ka zbutur dënimin e bardhebluve, ku nga 6 javë tifozët e kësaj skuadre do të jenë të detyruar mos ta ndjekin ekipin e tyre në transfertë vetëm 4 javë. Përsa u përket dëmeve të shkaktuara në stadium, ato do të paguhen nga tifozeritë respektive, ashtu siç vendosi disiplina.
Po ashtu, Komisioni i Apelit u kërkon klubeve që do të presin skuadrën e Tiranës, të mos sigurojnë vende në stadium për tifozerinë mike. Ndërkohë që ky vendim nuk ka lidhje me atë të marrë për ngjarjet e Shkodrës, kështu që klubi bardheblu mund ta konvertojë në para gjysmën e dënimit prej 15 javësh që morri pas katrahurës së “Loro Boriçit”.