Komentatori quan Ronaldon palaco
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Reali i Madridit mundi me lehtësinë më të madhe ekipin e Cruz Azul në gjysëmfinalen e Kupës së Botës për klube dhe Ronaldo ishte në formë shumë të mirë duke dhënë dy asiste, por pa mundur të shënojë vetë. Kur ndeshja ishte në rezultatin 3-0 për madrilenët një krosi të ardhur nga e majta Ronaldo ka dashur t’i japë efekt duke goditur me finte, ndërkohë që mund të kishte shënuar nëse do t’a kishte marrë seriozisht. Komentatorit meksikan duket se nuk i ka pëlqyer ky veprim dhe e ka ofenduar Ronaldon. “Godet Ronaldo nuk shënon. I shkreti palaço, i shkreti palaço”, thotë komentatori. Mesa duket ai nuk ka mundur të kapërdijë faktin që Reali shkatërroi ekipin e vendit të tij.