Kombetarja, sot trajneri i ri, Duka e mban surprize emrin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zëdhënësi i shtypit i Federatës Shqiptare të Futbollit, Lirim Zalla, nuk pranoi të dilte jashtë kornizës së parashikuar të FSHF-së, duke mos e bërë publikë emrin e teknikut të ri të ekipit kombëtar. Por indirekt ai tha se presidenti Armand Duka,q ë ka dhe ekskluzivitetin e zgjedhjes së trajnerit të ri të Kombëtares, është në diskutimet e fundit me kandidaturat dhe me shumë gjasë, sot do të mësojmë emrin e trajnerit që do të veshë tutat e ekipit përfaqësues shqiptar. Ajo që ka shumë rëndësi të thuhet lidhet me faktin se tekniku i ri nuk do të jetë shqiptar, të paktën kështu shprehen nën zë punonjësit e federatës.
Pra ai do të jetë i huaj dhe Duka ishte deri dje pasdite vonë në dilemë midis emrave që ai vetë i ka mbajtur të gjithë sekret. Në fakt media ka publikuar emrat e disa teknikëve të huaj që janë të gatshëm të marrin drejtimin Kombëtares kuqezi, por se asnjëri prej tyre nuk ka pasur kredite më të forta, nisur nga fakti se ishte pikërisht Besnik Hasi ai që kishte më shumë shanse për të qenë tekniku i ri i ekipit tonë. Por pas tërheqjes së Hasit, Matiazh Kek dhe Havier Klemente janë dy kandidaturat më të mira dhe që duket se kanë marrë seriozisht vlerësimin e federatës, konkretisht të presidentit Duka. Zalla nuk tha emër konkret dje, por indirekt la të kuptuar se trajneri i ri i skuadrës përfaqësuese do të jetë i zgjedhur para se të luhen ndeshjet miqësore të 11 dhe 15 nëntorit, respektivisht ndaj Azerbajxhanit dhe Maqedonisë. “Nuk jam në gjendje të them se cili do të jetë trajneri i ri i Kombëtares. Nuk e di, kjo është e drejtë e presidentit.
Natyrisht mund të them që po diskutohen disa emra, por nuk kemi ende një emër konkret të vlerësuar”, tha shkurt Zalla. Por zyrtarë të tjerë të federatës, jo zyrtarisht u shprehën se presidenti Armand Duka pritet që brenda pak orësh të bëjë publik emrin e teknikut të ri, por pa dhënë detaje në lidhje me kandidaturën. Sekreti brenda zyrave të federatës po ruhet në maksimum dhe duke qenë se grumbullimi i ekipit kombëtar ka ndodhur tashmë në Durrës, pritet që sot të vijë dhe tekniku i ri, që do të testojë grupin për dy miqësoret e radhës. Referuar edhe asaj çfarë media ka publikuar së fundmi, slloveni Matiazh Kek duket realisht se ka më shumë shanse, pasi është më i lirë. Ndërsa spanjolli Klemente kërkon kontratë në terma financiarë që i afrohen shifrës së 1 milionë eurove.
Por sidoqoftë, Klemente nuk ka vënë kush konkret. Ai është vetofruar, pra ka lënë të hapur mundësinë e bisedimeve dhe natyrisht që federata po e shqyrton me kujdes kandidaturën e tij. Në listë është dhe holandezi Ervin Kuman apo dhe slloveni Katanec, por që kanë më pak shanse. Nga trajnerët shqiptarë nuk përmendet asnjë, edhe pse Zalla, në bisedë mirëbesimi tha se dhe teknikët shqiptarë kanë shanset e tyre. Mbetet për t’u parë sot se kë do të vendosë Duka në krye të ekipit përfaqësues. Gjithnjë sipas informacioneve tona nga brenda zyrave të federatës, mësojmë se dita e sotme do të jetë vendimtare, nisur dhe nga nevoja urgjente që ka ekipi në drejtim.
Pas largimit të Josip Kuzhes, skuadra humbi shumë nga imazhi i saj dhe dy miqësoret e radhës pritet të jenë të rëndësishme sidomos për testimin elementëve të rinj dhe në këtë pikë ka rëndësi të jetë zgjedhur trajneri i ri i Kombëtares, i cili do të ketë mundësinë të testojë lojtarët dhe të krijojë përshtypjet e tij për grupin. Edhe specialistët kanë shprehur së fundmi opinionin e tyre dhe njëkohësisht këshillat për emërimin sa më parë të trajnerit të Kombëtares, si një mundësi që grupi të ruajë vazhdimësinë dhe lojtarët e rinj të angazhohen më shumë.