e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Agolli: Kombetarja, po nis nje ere e re

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Agolli: Kombetarja, po nis nje ere e re
Ansi Agolli rikthehet në Kombëtare pas mungesës në ndeshjet e muajit tetor me Francën dhe Rumaninë. Mesfushori, i cili u pezullua me tri ndeshje nga UEFA pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Luksemburgun, ka shfrytëzuar rastin për t’i kërkuar ndjesë skuadrës dhe të gjithë tifozëve shqiptarë. “Gjej rastin që t’i kërkoj ndjesë edhe shokëve dhe të gjithë shqiptarëve për kartonin e kuq në Luksemburg”, deklaroi 29-vjeçari, që për shkak të penalizimit do të mungojë edhe në ndeshjen e parë zyrtare në Botërorin 2014. Më tej, Agolli foli për rëndësinë e dy miqësoreve me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë, duke nënvijëzuar se tani po nis një epokë e re për përfaqësuesen kuqezi. Ai tha: “Ndeshjet me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë janë shumë të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare. Tani ka filluar një epokë e re në ekipin Kombëtar, pas largimit të trajnerit Kuzhe. Duhet t’i shfrytëzojmë këto përballje për të konsoliduar skuadrën në kuadër të kualifikueseve të ardhshme, edhe prej largimeve nga ekipi”.