Kombetarja e Ganes i kerkon falje popullit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas eleminimit që në fazën e grupeve, ku patën një paraqitje shumë kontradiktore, presidenti i federatës së Ganës ka shprehur pendimin e tij për paraqitjen zhgënjyese të “Yjeve të zinj” në Brazil. Federata e Futbollit të Ganës ka kërkuar falje publike për paraqitjen dhe eliminimin e kombëtares nga Botërori. Presidenti i Federatës Kwesi Nyantakyi i ka kërkuar falje popullit ganez për paraqitjen zhgënjyese.
“E pranojmë se paraqitja e kombëtares ishte shumë më e ulët se pritjet e shumë ganezeve. Ne nuk mundem të shkojmë më lart dhe për këtë thyem zemra e shumë ganezeve. Ne dëshirojmë që të ju kërkojmë falje për këtë kualifikim”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Katër vite me parë, Gana ishte krenaria e Afrikës dhe ishin afër që të arrinin në gjysmë finale për të hyrë në histori si njëra prej kombëtareve të para të Afrikës që shkon në këtë fazë, po mos të ishte një eliminim që ja bëri me penallti Uruguai në Afrika e Jugut 2010.