e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kombëtaret, me fanella të ndryshme deri në maj

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kombëtaret, me fanella të ndryshme deri në maj

Kombëtarja U-21 ka zbritur në fushë gjatë këtyre ditëve me fanellat e vjetra, "Adidas", në një kohë që pak javë më parë FSHF nënshkroi një kontratë me kompaninë italiane "Macron" për të veshur të gjitha përfaqësueset kuqezi.rrahmani Ndërsa Kombëtarja A e drejtuar nga De Biazi ka veshur për herë të parë fanellat e reja. Por ku qëndron problemi?

I kontaktuar dje nga "Panorama Sport", shefi i marketingut Gazmend Malo, sqaroi:

"Kontrata me kompaninë hyn në fuqi në periudhën maj-qershor, që është edhe periudha e Europianit e në vazhdim. Me Kombëtaren A po e paraprijmë edhe për të provuar produktet, por që edhe lojtarët të familjarizohen. Gjithashtu edhe për promocion, pasi ky është edhe një projekt komercial. Edhe U-21 do e ketë shumë shpejt veshjen 'Macron".

Rrahmani

Amir Rrahmani ka besim se Shqipëria do të fitojë sot kundër Greqisë. Mbrojtësi i Kombëtares Shpresa ka folur për "Supersport" duke theksuar se ekipi është në një moment shumë të mirë. Me Greqinë nuk kemi luajtur ende në këto eliminatore, ndërsa me Hungarinë barazuam 2-2 atje.

Fillimisht studiojmë Greqinë me shumë kujdes, në mënyrë që të shkojmë drejt fitores, ndërsa Hungarinë e kemi parë dhe është ekip shumë i fortë, por ne do të futemi në të dyja ndeshjet për t'i fituar nëse duam të arrijmë diçka në këto kualifikuese", tha Rrahmani. Ai foli edhe për shanset për të qenë në Europian. Bisedova me trajnerët De Biazi dhe Tramexani që më këshilluan të luaja me Shpresat. Shpresoj të jem edhe në Francë, sepse është një privilegj", përfundoi Rrahmani.