e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Klivlend në krizë pa Mbretin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Klivlend në krizë pa Mbretin

Një mbrëmje me plot surpriza ka qenë ajo e djeshmja.kliveland golden state Klivlend Kavaliers ka pësuar disfatën e dytë radhazi në kampionat në transfertën e Uashingtonit me rezultatin e përgjithshëm 113-99. Për Kavaliers kjo ishte humbja e 17-të sezonale, ndërsa për Uizard ky ishte suksesi i 28-të.

Trajneri Lu vendosi të lërë pushim liderin e skuadrës LeBron Xhejms, por kjo rezultoi fatale. Irving realizoi 28 pikë dhe 6 asiste, por kjo nuk mjaftoi për të frenuar të zotët e shtëpisë. Këta të fundit u udhëhoqën nga Uoll dhe Porter Jr., respektivisht nga 21 pikë secili.

Njëherësh Uoll kontribuoi edhe me 13 asiste. Ndërkohë, ka ngecur dje edhe Toronto, një tjetër forcë e Konferencës së Lindjes. Edhe kanadezët janë detyruar të heqin dorë nga ylli i tyre Kili Louri për të bërë një hap fals në fush- ën e Detroit në shifrat 114-101.

DeRozan (20 pikë) dhe Ros (27 pikë) tentojnë për të mos u ndier mungesa e Lourit, por përballen me Pistons, ku gjashtë basketbollistë të saj arrijnë kuotën dyshifrore, përfshirë Xhekson (19 pikë) dhe Dramond, autor i dopietës së 13-të dyshifrore sezonale, përkatë- sisht 15 pikë dhe 18 topa në tabelë. Ndeshja mbetet pezull deri njëfarë kohe dhe në periodën e tretë të zotët e shtëpisë fluturojnë në +17 pikë, çka e bën thuajse të pamundur përmbysjen për formacionin kanadez. Ndryshe nga Klivlend e Toronto, nuk njeh blof Majemi Hits.

Në Lindje, Majemi Hits ngjitet e katërta në klasifikimin e përgjithshëm duke likuiduar në "Madison Square Garden" Nju Jork Niks me rezultatin 98-81. Ueid shërben me 26 pikë në ditën kur bëri debutimin e tij me fanellën e Hits, Xho Xhonson. Ish-i i Bruklin e mbylli ndeshjen me 12 pikë të realizuara.

Jo më pak i rëndësishëm për skuadrën mike ka qenë edhe i zakonshmi Uajtsajd me 16 pikë të realizuar dhe 11 topa në tabelë.

Ndërsa nga radhët e Nju Jork Niks që pësojnë humbjen e 36- të sezonale nuk mjaftoi i vetëm Karmelo Entoni, autor i 25 pikëve. Në Konferencën e Perëndimit, me formën që po tregon së fundmi Portland, po ngjall vërtet frikë. Bleizers rrëmbejnë fitoren e tetë në nëntë ndeshjet e fundit kundër Indianas.

NBA
Rezultatet
Uashington-Klivlend 113-99
Atlanta-Sharlot 87-76
Detroit-Toronto 114-101
Indiana-Portland 102-111
Orlando-Filadelfia 130-116
Dallas-Minesota 128-101
Nju Jork Niks-Majemi 81-98

Përgatiti: OLGERT SERANI