e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kina pushton botën me 50 milionë futbollistë dhe 20 mijë trajnerë (FOTO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kina pushton botën me 50 milionë futbollistë dhe 20 mijë trajnerë (FOTO)

Kina është duke përdorur numrin e madh të popullsisë për t'u bërë superfuqi botërore në futboll me 50 milionë lojtarë.

01_13123443_8cc680_2797174aZyrtarët kinezë kanë parashikuar se kjo shifër mund të arrihet në mesin e këtij shekulli (2050) dhe planet e qeverisë kanë nisur të zbatohen në mbarë vendin. Sipas tabloidit britanik 'The Sun', Kinës i duhen 10 mijë trajnerë dhe 20 mijë akademi.

Federata Kineze e Futbollit thuhet se kërkon të ndërtojë rreth 70 mijë komplekse sportive në të gjithë vendin.

02_13123443_81609d_2797172aAktualisht, potenciali kinez në futboll duket se nuk i përgjigjet sukseseve që vendi ka arritur në disa sporte të tjera. Kina është pjesëmarrëse e rregullt në Lojërat Olimpike dhe fituese e shumë medaljeve, por suksesi i saj në futboll kulmoi në vitin 2002 kur u kualifikua për në Botëror.

03_13123443_09dc14_2797173a