e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Duka ironizon De Biazin: Pse italianët sduhet ta kontaktojnë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Duka ironizon De Biazin: Pse italianët sduhet ta kontaktojnë

Pas deklaratës së trajnerit Xhani De Biazi se ndihej i gatshëm per të marrë drejtimin e Kombëtares italiane, ka ardhur edhe reagimi i kreut të FSHF-së, Armand Dukës i cili ka komentuar situatën e krijuar ditët e fundit.De-Biazi-dhe-DukaNë një intervistë për "Report TV", Duka shpjegon kontratën e tij, por ndërkohë i bën thirrje Federatës italiane të mos e kontaktojë pasi De Biazi ka arritur diçka mjaft të rëndësishme me Shqipërinë dhe është nën kontratë.

"De Biazi një kontratë e cila ka një klauzolë që me pagesë mund të prishet në mënyrë të njëanshme. Nuk mendoj se është duke menduar edhe ai për këtë punë. Jeta është një dhe atij europiani i ka ardhur 60 vjeç. Nuk besoj se do t'i vijë shanci për ta pasur edhe herë të tjera dhe për ta shpërdoruar këtë që ka," tha fillimisht Duka.

Më pas ai shtoi: "Federata italiane është aq etike dhe aq serioze sa t'i respektojë rregullat e lojës. Dhe rregullat e lojës janë që të mos kontaktosh një trajner apo futbollist që është me kontratë".