e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kila Ros heq dorë nga sporti për studimet e larta

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kila Ros heq dorë nga sporti për studimet e larta

Gjimnastja 19-vjeçare amerikane Kila Ros njoftoi largimin e saj nga sporti për t'iu përkushtuar studimeve universitare. kila rosMedalistja e artë olimpike në Lojërat e Londrës 2012 tërheq kështu përfundimisht kandidaturën edhe për Olimpiadën e Rios.

"Vendimi për t'u tërhequr nga gjimnastika elitë ka qenë më i vështiri që kam marrë në jetën time. E ndjeva që kohës sime si sportiste elitare i ka ardhur fundi. Unë me të vërtetë e adhuroj sportin e gjimnastikës dhe kam qenë me fat që kam arritur të përmbush ëndrrat e mia sigurisht me ndihmën e kombëtares amerikane dhe gjithë stafit të saj.

Të përfaqësoje Amerikën ka qenë një përvojë unike për mua dhe që nuk do të fshihet kurrë nga kujtesa. Shpresoj që të frymëzoj ende gjimnastët rinj, ndërsa për mua nis një kapitull i rij në jetën time", u shpreh kampionia olimpike. Arsyeja e lamtumirës nuk ka qenë ndonjë dëmtim, por ambicia e saj për t'u bërë një bio-inxhiniere.