e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kasijas: Mund te permbysim rezultatin ndaj Borusias

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kasijas: Mund te permbysim rezultatin ndaj Borusias
Pavarësisht se prej kohësh është duke u lënë në stol nga ana e Hoze Murinjos, Iker Kasijas ka dhënë një intervistë si kapiten i vërtetë. Ai është shprehur se beson që Reali mund ta kthejë rezultatin e humbjes kundër Borusias, pavarësisht ndeshjes së dobët që zhvilloi Reali në takimin e parë.

“Në 90 minuta gjithçka mund të ndodhë. Jemi vetëm një ndeshje larg finales së Uemblit dhe duhet të vdesim në fushë për të qënë atje. Kushdo që do të zbresë në fushë do të bëjë më të mirën për të arritur këtë rezultat. Kemi një mundësi të fundit, jemi të zemëruar dhe shumë të mërzitur. Megjithatë i njoh shokët e skuadrës dhe e di që të martën do të zbresin në fushë për t’i treguar tifozëve që ishte thjesht një ditë e keqe dhe se gjithçka do të përmbyset”, ka thënë Kasijas.

Ai është treguar ndërkohë shumë altruist, duke thënë fjalë të mira pikërisht për personin që i ka zënë vendin në formacion, Diego Lopez. Kasijas ka thënë se Lopez ka treguar një formë të shkëlqyer dhe ka qenë lojtari më i mirë i ekipit kohët e fundit.