Iniesta: Te vjen keq kur degjon fjalen “fund cikli”, pasi nuk eshte ashtu
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, është shprehur se pavarësisht humbjes së thellë me Bajernin, nuk mund të thuhet se për katalanasit është mbyllur një cikël.
“Mendoj se është e padrejtë kur shoh të flitet për ndryshimin e një cikli. Ky ekip, në 5 vitet e fundit, ka fituar 2 Liga Kampionesh, ka arritur në 3 gjysmëfinale të tjera, jemi pranë fitores së titullit të katërt në 5 vjet, që po t’i shtosh edhe Kupa, Superkupa e trofe të tjerë është një cikël i bekuar. Janë shumë vite që fitojmë dhe luftojmë për gjithçka. Nëse analizoni 5 vite me ndeshjen e Mynihut, nuk shërben për asgjë. Sipas meje, fundi i një cikli është kur kalojnë vite pa fituar asgjë.
Njerëzit duhet të kenë shumë respekt për këtë ekip, trajnerin dhe klubin në përgjithësi. Kuptohet që ka shumë vend për përmirësim, por kjo është pjesë e një evolucioni që duhet të kalojë një klub. Nuk më duket se është fundi i një cikli, nuk ka argumente për një gjë të tillë”, ka thënë Iniesta.
Ai është shprehur se pas humbjes së thellë në Mynih, askush nuk guxon të thotë se Barcelona do të kualifikohet. Por, ai shprehet se katalanasit do të hyjnë në fushë për të fituar dhe luftuar si për një finale.
“Pas humbjes në Allianz Arena, askush nuk ka guxuar të thotë se ne mund të kualoifikohemi, por ne jemi të bindur se mund të fitojmë. Nëse ekziston një mundësi, duhet të shfrytëzojmë. Në fillim duhet të kërkojmë fitoren, pastaj të tentojmë atë që konsiderohet e pamundur. Për 90 minuta duhet të luajmë me këtë bindje. Nuk mund të them se do të shënojmë 5 gola, por ju siguroj se do të futemi në fushë për jetë a vdekje, sikur të jetë një finale, edhe pse e dime që rezultati i takimit të parë na penalizon shumë”, ka përfunduar Iniesta./b.l