Kasami: Shqiperia? Nuk ka qene kurre nje mundesi reale, pavaresisht se me kerkuan
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pajtim Kasami, mesfushori i Fulhem, që i është shtuar me vonesë listës së kombëtares zvicerane pas dëmtimit te Stefan Lishteiner, do të jetë lojtari i 6 me origjinë shqiptare që do të zbresë në fushë kundër Shqipërisë në Tiranë më 11 tetor.
I pyetur nga mediat zvicerane, 21-vjeçari sigurisht foli dhe për kundërshtarin e tij të së premtes, vëndin e tij të prejardhjes. Me fjalë jo të bukura sigurisht…
“Ndihem krenar të vesh fanellën e kombëtares zvicerane. Trajneri i U-21, Pierluixhi Tami ma ka përsëritur që duhet te kem durim dhe mundësia do te vijë. A më ka kërkuar Shqipëria? Po, herë pas here. Presidenti i Federatës, trajneri i kombëtares, madje dhe disa lojtarë më kanë marrë në telefon. Por, për mua nuk ishte kurrë një mundësi. Kam pritur gjithmonë një ofertë nga kombëtarja zvicerane, pasi në fund të fundit kam luajtur mjaftueshëm gjatë për U-21.
Mendimi i familjes? Janë shumë krenarë dhe të lumtur. Dhe gjithcka bëhet më speciale kur oferta vjen përpara ndeshjes me Shqipërine. Nuk ndodh çdo ditë që të luash kundër atdheut tënd. Sigurisht ka pasur reagime negative. Në Tëitter dhe Facebook ka pasur fyerje dhe akuza. Por dhe këto gjëra i takojnë jetës”, ka thënë Kasami.