Karim Benzema, francezi më i paguar në futboll
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Karim Benzema është duke kaluar momente të vështira ligjore, por të paktën është duke përfituar një pagë të majme si lojtar i Realit të Madridit.
Ai është futbollisti francez më i paguar në botë, me 15.3 milionë euro bruto në vit. Pas tij vjen Frenk Riberi me 14 milionë dhe Samir Nasri i treti më 11.9 milionë euro.
Sa u përket të gjithë sporteve, francezi që ka rrogën më të lartë është basketbollisti Toni Parker, me 19.9 milionë euro. Ajo që bie në sy është se Matuidi i PSG-së përfiton më shumë sesa Pol Pogba i Juventusit, ndonëse ky i fundit ka një vlerë më të lartë në merkato.