e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kapiteni Cana: S’jemi Anglia, por duam fitore

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kapiteni Cana: S’jemi Anglia, por duam fitore
Lorik Cana dhe Hamdi Salihi dalin përpara mediave nën hijen e çadrave të hotelit ku përfaqësuesja është akomoduar. Është vapë, por si kapiteni ashtu edhe sulmuesi janë të durueshëm dhe u përgjigjen të gjitha pyetjeve. Sikundër është tradita, fjalën e merr i pari kapiteni, ndaj Lorikunismenjëherë komentin e kësaj miqësoreje ndaj një rivali të një niveli jot ë lartë.

“Çdo ndeshje ka rëndësinë e saj, por duke pasur parasysh që kemi vetëm tre javë për t’u përgatitur për ndeshjen e parë zyrtare. Duam të japim më të mirën në këtë ndeshje trajneri duhet ti ketë gjërat më të qarta për të ditur se çfarë duhet të bëjë gjatë eliminatoreve. Na kanë krahasuar me Anglinë? (qesh) Vlerësojmë respektin e trajnerit kundërshrar, por nuk jemi në nivelin e Anglisë, mbase bëhemi, por nuk jemi. Shqipëria ka kualitete është një skuadër që ecën përpara” Më pas, Loriku kërkon të sqarojë edhe çështjet e punës që është bërë në përfaqësuese dhe të kritikës së Lalës për repartin e mbrojtjes. “Çdo gjë që thuhet, sidomos kur thuhet nga Altini, duhet dëgjuar dhe vlerësuar. Ai e njeh mirë kombëtar dhe e di se çfarë i duhet kësaj kombëtareje.

Ne duhet të përmirësohemi në çdo repart. Skuadrat më të forta në botë, ato që pretendojmë se janë më të mirat në sulm, gjithçka e nisin nga mbrotjtja,” thotë lojtari i Lacios, që më pas bën një rezyme edhe të grupit tonë eliminator. “Duke pasur parasysh që jemi në vazon e katërt, tregon që jemi të katërtit si favoritë dhe qëllimi është që minimalisht të mos shkojmë më poshtë. Ka skuadra me nivel dhe rezultat më të lartë se Shqipëria. Do të jetë garë shumë e fortë. Kemi kapur skuadrat më  të forta të vazos 5 dhe 6, dhe kjo e bën grupin shumë të forte”, thotë ndër të tjera kapiteni i përfaqësueses së Shqipërisë dhe lojtari i Lacios në Serie A, LorikCana.

Salihi: Nuk i druhem konkurrencës

Hamdi Salihi do të luajë ndeshjen e tij të parë në përfaqësuese që pas transferimit në MLS-në amerikane, ndërsa është takuar për herë të parë edhe me trajnerin De Biazi. Ish-sulmuesi i Rapidit të Vjenës, është i lumtur që do të veshë sërish fanellën kuqezi. “Është gjithmonë mirë të kthehesh në kombëtare, e njëjta kënaqësi e mrekullueshme. De Biazi? Kur vjen një trajneri i ri, njerëzit presin çfarë do ndryshojë, çfarë do sjellë të re. De Biazi ka stilin e vet, është italin është i përqëndruar shumë te taktika,” thotë Salihi që më pas u lëshon dorashkën e sfidës të gjithë lojtarëve të tjerë për një vend në formacion duke e deklaruar konkurrencën si diçka mëse normale. “Konkurrenca ka qenë gjithnjë dhe nuk është se kemi pasur ndonjëherë komodidete. Ka pasur gjjithnjë emra sulmuesish, ka pasur gjithnjë lojtarë të shkëlyqer që kërkonin të linin emrin e tyre në kombëtare. Do të ketë konkurrencë sepse janë lojtarët e grumbulluar janë lojtarëq ë janë zgjedhur me kujdes dhe që duan të tregojnë veten,” përfundon shkodrani i sulmit kuqezi.

Miqësore

Angola– Mozambik               12:00

Bolivi – Guajana                     12:00

Botsavana –Tanzania             12:00

Kina – Gana                            12:00

El Salvador– Xhamajka         12:00

Luksemburg – Gjeorgji           12:00

Niger– Nigeri                         12:00

Oman– Egjipt                         12:00

Katar – Kuvajt                       12:00

Singapor – Hong Kong           12:00

Togo–Burkina Faso               12:00

Tunizi –Iran                            12:00

Japoni-Venezuela                   12:30

KoreaJugut –Zambia             13:00

Azerbajxhan – Bahrein           15:00

Rusi – Bregu Fildishtë            17:00

Armeni – Bjellorusi                 18:00

Bullgari – Qipro                      20:00

Norvegji – Greqi                     20:00

Suedi –Brazil                         20:00

Ukrainë – Çeki                        20:00

Danimarkë – Sllovaki              20:15

Shqipëri – Moldavi                 20:30

Austri – Turqi                          20:30

Kroaci – Zvicër                       20:30

Hungari – Izrael                      20:30

Malii Zi – Letoni                    20:30

Maqedoni – Lituani                20:30

Belgjikë – Holandë                 20:45

Estoni – Poloni                        20:45

Gjermani – Argjentinë            20:45

Irlandë e Veriut – Finlandë     20:45

Serbi – Irlandë                        20:45

Slloveni – Rumani                   20:45

Uells – Bosnje-Hercegovinë   20:45

Angli – Itali                             21:00

Francë – Uruguaji                   21:00

Islandë – Ishujt Faroe             21:15

Portugali –Panama                 22:00

PortoRiko – Spanjë                22:30