Korea Veriut sulmon funderrinat e jugut

Korea Veriut sulmon 'funderrinat e jugut'
Për një moment, shpirti i bashkëpunimit dhe solidaritetit i krijuar gjatë Lojrave Olimpike përfshiu edhe Korenë e Veriut, vendin më të izoluar të planetit, që nëpërmjet një komunikate përgëzoi autoritetet britanike për “atmosferën e shkëlqyer” gjatë Londër 2012. Në një deklaratë të publikuar të martën nga Agjensia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), Olimpiada cilësohej si një “festival i shenjtë që promovon miqësinë dhe unitetin midis kombeve”.

Megjithatë, fjalët e mira shteruan brenda dy paragrafëve të para të deklaratës, që vazhdoi me një sulm të ashpër ndaj Koresë së Jugut, me sportistët e saj të konsideruar si “fundërrina”.

“Korea e Jugut dërgoi në Londër një delegacion fundërrinash njerëzore, njerëz të sëmurë dhe të prishur që i shërbejnë linjës së konfrontit me Republikën Demokratike Popullore të Koresë. Regjimi kukull i Seulit u përpoq vazhdimisht të provokonte delegacionin tonë, duke fyer rëndë jo vetëm shpirtin olimpik, por të gjithë racën njerëzore”.

Në fund të deklaratës vlerësoheshin edhe atletët koreanoveriorë, që falë katër medaljeve të arta dhe dy të bronxta “arritën t’i tregojnë të gjithë globit unitetin e pashembullt të popullit tonë, shpirtin dhe lavdinë e një vendi të fortë, të begatë dhe të bashkuar nën lidershipin e respektuar të liderit Kim Jong Un”. 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama