Kapi kundërshtarin për flokësh, vjen dënimi për Xhakën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Taulant Xhaka ka mësuar sot nga organet disiplinore të Federatës së Futbollit të Zvicrës vendimin lidhur me ngjarjen e javës së fundit në kampionatin zvicerian ku mesfushori shqiptar kapi për flokësh një futbollist kundërshtar
Për këtë këtë rast Xhaka është dënuar me katër ndeshje pezullim.Megjithatë, mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka të drejtë të ankohet brenda dy ditësh për vendimin e marrë ku mund të kërkojë uljen e tij.
Nuk është hera e parë që Taulanti dënohet për gjeste anti-sportive, pasi ai shquhet për nervozizëm gjatë momenteve kur është në fushën e lojës.