Kakavije, greket kthejne 35 familje shqiptare, PS: Ministria e Jashtme te nderhyje menjehere
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Policia greke ka kthyer në pikën doganore të Kakavijës 35 familje shqiptare me pretendimin se janë konstatuar parregullsi në pasaporta. Sipas palës greke, toponimet e vendlindjes duhet të jenë në dy gjuhë: shqip dhe anglisht. Deri më tani janë ndaluar 35 familje shqiptare, të cilat megjithëse udhëtojnë me fëmijë të vegjël, kanë mbetur të bllokuar në kufi.
Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër Admir Ibrija ka marrë takim me palën greke, ku prej kësaj të fundit i është njoftuar se pasaportat shqiptare të shtetasve të kthyer nuk respektojnë të drejtën ndërkombëtare për toponimet të cilat duhet të shfaqen në dokument edhe në gjuhën angleze.
Për situatën e krijuar në pikën doganore të Kakavijës ka reaguar sot Sekretariati i Emigracionit pranë Partisë Socialiste. Selia rozë e ka konsideruar si të papranueshme situatën e krijuar në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku familjet me fëmijë të lindur në Greqi por me pasaporta shqiptare nuk lejohen të hyjnë në territorin grek pasi në pasaportat e tyre shqiptare toponimet e vendlindjes janë të shënuara në shqip dhe jo në greqisht, siç kërkon pala greke.
“Pretendimet e Greqisë për shkrimin në greqisht të toponimeve janë konceptualisht të papranueshme por edhe faktikisht të pazbatueshme. Si një vend sovran, me kombësi e gjuhë të vetën, Shqipërisë nuk mund t’i kërkohet që të shkruajë në pasaportat e shtetasve të saj në një tjetër gjuhë përveç se shqip. Akoma dhe më qesharake bëhet kërkesa në fjalë për sa kohë që dhe alfabetet e përdorur prej të dy vendeve janë tërësisht të ndryshëm. Kjo kërkesë nga ana e shtetit grek përbën një gafë diplomatike dhe një fyerje të hapur për dinjitetin e shtetit shqiptar, ashtu si dhe për mijëra emigrantë të ndershëm e punëtorë të cilët i kanë dhënë kaq shumë Greqisë në dy dekadat e fundit.
Partia Socialiste kërkon ndërhyrje të menjëhershme të autoriteteve shqiptare, veçanërisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme, për zgjidhjen e kësaj situate e cila po krijon probleme të mëdha për emigrantët shqiptarë në pikat kufitare me Greqinë, duke rikujtuar se situata është përsëritur disa herë prej vitit të kaluar dhe asnjë marrëveshje nuk është arritur për t’i dhënë asaj zgjidhje. Në vend të retorikës boshe të nacionalizmit e patriotizmit, qeveria shqiptare duhet t’i kthehet punës dhe të tregojë me vepra përkushtimit ndaj çështjes kombëtare, pjesë e së cilës janë padyshim edhe emigrantët shqiptarë kudo që ata ndodhen”, ka deklaruar Genci Kojdheli, në emër të Sekretariati i Emigracionit pranë Partisë Socialiste.