e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

BP: SHBA-te do te prodhojne me shume nafte se Rusia per 2013-n

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
BP: SHBA-te do te prodhojne me shume nafte se Rusia per 2013-n
Në vitin 2013, SHBA-të pritet të kalojnë Rusinë dhe Arabia Saudite në prodhimin botëror të naftës së papërpunuar dhe hidrokarburanteve, bëri të ditur kompania angleze e naftës, BP, në një raport të publikuar të enjten. Lajmin e bën të ditur agjencia “RIA Novosti”. SHBA-të do të kalojnë Rusinë dhe Arabinë Saudite në prodhimin e hidrokarbureve sepse do të rrisë prodhimin, por edhe ngaqë Organizata e Vendeve që Eksportojnë Hidrokarbure (OPEC) do të ulë prodhimin, thuhet në raport. Në OPEC bëjnë pjesë Algjeria, Angloa, Ekuadori, Irani, Iraku, Kuvajti, Libia, Nigeria, Katari, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Venezuela.

Rusia parashikohet të kalojë Arabinë Saudite, për t’u pozicionuar e dyta në botë për prodhimin e naftës, në vitin 2013. Ajo do të mbajë këtë pozicion deri në vitin 2023. Arabia Saudite do të rimarrë përsëri vendin e parë në prodhimin e naftës në vitin 2027. "SHBA-të, Arabia Saudite, dhe Rusia do të furnizojnë mbi një të tretën e hidrokarbureve globale", parashikimi BP në raportin e saj.

Deri në vitin 2030, Rusia do të vazhdojë të jetë eksportuesi më i madh në botë i energjisë, duke pasur rritje në eksportet e të gjitha llojeve të hidrokarbureve. Eksportet neto të energjisë do të rriten me 25% të vëllimit. Për sa i përket parashikimeve të rritjes ekonomike, Rusia do të jetë shumë më pak e varur nga eksportet e energjisë sesa Arabia Saudite, thuhet në raport.