e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Dy police ne gjendje kome, u rrahen nga personeli i sigurise se diskos

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Dy police ne gjendje kome, u rrahen nga personeli i sigurise se diskos
Dy efektivë të policisë, Ismail Beu, 25 vjeç dhe Ahmet Batusha, 26 vjeç, jashtë orarit të punës janë rrahur me punonjësit e sigurisë në diskon “Kolombo” në plazhin e Durrësit. Për pasojë kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në gjendje kome.

Dy e efektivët kanë qenë në shoqërinë e një shoku dhe me ta ka qenë edhe vëllai i Ismailit, Hameti. Mësohet se dy efektivët, pasi kanë konsumuar pije alkoolike në Tiranë, kanë vajtur në disko, ku kanë konsumuar edhe nga një birrë. Para largimit, njëri nga katër shokët ka thyer një shishe birre dhe për këtë arsye janë nxjerrë jashtë nga personeli i diskos. Më pas, tre punonjës të diskos kanë qëlluar me shkopinj bejsbolli, tavolina dhe karrige në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit katër shokët.

Siç shkruhet në GSH, në këto kushte punonjësit e Policisë së Kavajës kanë përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.

Pas mbërritjes në vendngjarje, blutë e Durrësit kanë vënë në pranga banakierin dhe dy rojet e sigurisë së diskos, Aldo Tuda, 21 vjeç, Bahri Çullhaj, 54 vjeç dhe Ervin Gjuzi, 24 vjeç. Të tre personat do të përballen me akuzën: “Plagosje e rëndë me dashje, në bashkëpunim”.