e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Gjyqtaret: Mbrojtja ndaj nesh, jo vetem formale

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Gjyqtaret: Mbrojtja ndaj nesh, jo vetem formale
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, duke denuar sulmin barbar ndaj gjyqatres se Vlores, djegur me acid nje dite me pare, ka deklaruar sot se krimi vjen ne vazhden e sulmeve ndaj gjyqesorit dhe eshte nje provë e pasigurisë dhe e kushteve të vështira në të cilat punojnë gjyqtarët shqiptarë.

“Dhuna e djeshme ndaj gjyqtares Mishgjoni përbën një zgjatim të dhunës verbale ndaj sistemit të drejtësisë, që sot përballet me sfida e vështirësi të panumërta.  Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë gjen rastin të përsërisë apelin se qasja aktuale ndaj gjyqësorit frymëzon vetëm akte kriminale dhune e urrejtje ndaj tij, por nuk inkurajon një drejtësi në veprim e përmirësim të vazhdueshëm”- shkruahet ne deklarate.

Sipas saj, vetëm mbështetja për gjyqësorin, ndërtimi i besimit të publikut tek drejtësia janë në kahjen e duhur të zhvillimit të shoqërisë e vendit.  “Kjo mbështetje nuk duhet të jetë formale e në letër, por e vërtetë dhe e pakushtëzuar.  Shoqëria shqiptare është një shoqëri në tranzicion, me probleme të mprehta sociale, zgjidhja e të cilavë është një barrë e vështirë për gjyqësorin, nga ku jo çdo pritshmëri mund të rezultojë legjitime”- perfundon deklarata.